LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është prerja natyrore cezariane

Çfarë është prerja natyrore cezariane

Prerja natyrore cezariane nënkupton prerjen e lëkurës së shtatzënës, mirëpo mjekët nuk e nxjerrin beben nga stomaku, por e lënë që vetë t’i nxjerrë supet

Te prerja cezariane natyrore, siç e quajnë ekspertët, “dalja” e bebes nga stomaku zgjat rreth katër minuta, dhe menjëherë pas kësaj bebja i vendoset nënës në gjoks, për t’u nxitur afërsia midis tyre.

Fjala është për metodën e re të lindjes e cila këtë verë do të testohet në maternitetet britanike, në mënyrë që të përcaktohet a është më pak rrezik për beben dhe nënën në raport me procedurën standarde, transmeton Telegrafi.

Kjo procedurë do të testohet në spitalet e kolegjeve në Londrën qendrore, ndërsa tani është e qasshme në disa klinika private në botë.

Mirëpo, nëse testimi i prerjes natyrale cezariane do të jetë i suksesshëm, kjo metodë e lindjes do të mund të jetë alternativa për femrat të cilat nga arsye të ndryshme nuk mund të lindin në mënyrë natyrale.

1

/Telegrafi/