LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është marrëdhënia juaj me të afërmit tuaj?

Çfarë është marrëdhënia juaj me të afërmit tuaj?
-->

Marrëdhëniet me të afërmit tuaj gjithmonë kanë qenë temë delikate dhe mund të sillen nga ato që shkaktojnë ankth deri te marrëdhëniet ideale

Çfarëdo që të jetë marrëdhënia juaj me familjarët, po ju sjellim disa arsye për shkak të të cilave do të mund të vendosni që ato marrëdhënie t’i përmirësoni, t’i avanconi nëse tashmë i keni të mira apo t’i krijoni nëse nuk keni fare.

Më saktë, fjala është për mënyrat me të cilat mund të krijoni kursime bashkë me të afërmit tuaj, mirëpo, kini kujdes – kursimet janë të mundshme ekskluzivisht nëpërmjet bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira, transmeton Telegrafi.

Nëse situatat menaxhohen siç duhet, atëherë do të shmangni përplasje, të cilat mund t’ju mërzisin si ju, ashtu edhe familjarët. Ja se si mund ta çoni marrëdhënien tuaj me familjen në një nivel të ri.

Mamaja dhe babai

Mos luftoni më kot gjërat që nuk mund t’i ndryshoni, por pranojini me një buzëqeshje. Edhe pse mes jush mund të lindin gabime, thellë-thellë dashuria që ju karakterizon për njëri-tjetrin nuk mund të vdesë kurrë. Prindërit, si tuajit ashtu dhe të partnerit/es, kanë jetuar një histori për të cilën ju mbase nuk dini asgjë. Tashmë është momenti për t’i pranuar ashtu siç janë.

Zgjedhjet tuaja

Mos harxhoni energji kot duke iu shpjeguar të tjerëve zgjedhjet tuaja, sepse nuk do të përjetoni asgjë më shumë sesa dhembje dhe ndjenjë faji. Në disa letra me ngjyra shkruani se cilat janë objektivat tuaj, gjithçka që ju bën të lumtur dhe që dëshironi në jetë: qëndroni besnikë ndaj këtyre vlerave.

home_safe_02

Jeni beqarë?

Një individ hyn në një marrëdhënie në çift vetëm kur është momenti i duhur, për të takuar një person me të cilin mund të krijohet afinitet, kënaqësi për të qëndruar së bashku dhe për të parë horizonte të njëjta. Fëmijët janë rrjedhojë e dashurisë, jo një mënyrë për t’u ndier të realizuar. Sekreti i vetëm dhe i vërtetë për të qenë mirë së bashku me të tjerët është të filloni t’u përgjigjeni nevojave tuaja, duke kultivuar ato që doni.

Si të përgjigjeni

Fatkeqësisht, një nga pyetjet e preferuara gjatë “mbledhjeve” me të afërmit është klasikja: “Pse je ende beqar/e?”. Pritjani me një frazë xhentile, por të vendosur. Për shembull: “Nuk më intereson të ndërtoj një marrëdhënie sepse duhet! Preferoj të takoj një person që do të ma bëjë zemrën të më rrahë fort. Nuk e kam me nxitim”. Ndërkohë nëse e pëlqeni ironinë, mund të përgjigjeni kështu: “Shumë martesa janë të lumtura vetëm në dukje, ndaj më mirë le të kem kurajën për të pritur personin e duhur”. Mos harroni se frazat e të tjerëve lëndojnë vetëm nëse besoni se ato janë të vërteta.

Vjehrrit

Një nga arsyet kryesore që mund ta bëjë të “mprehtë” marrëdhënien me familjen e partnerit është ideja se do të bëheni pjesë e një modeli të ri familjar. Në një raport të konsoliduar është normale që marrëdhëniet të bëhen më intime. Ndërkohë mos harroni se, familja juaj është ajo që po krijoni tani, ju dhe partneri/ja juaj, së bashku. Kur marrëdhënien e bëni më të fortë me bashkëpunim dhe besim me personin që doni, konfrontimi me vjehrrin a vjehrrën ose prindërit bëhet më i kalueshëm, sepse ju nuk do ta ushqeni më nevojën për të kënaqur pritshmëritë e tyre, por do të përqendroheni te vetja dhe personi i zemrës.

Të afërmit “gjarpërinj”

Pranoni se të tjerët kanë ide të ndryshme nga tuajat. Në momentin kur do të përqendroheni mbi atë që është vërtet e rëndësishme për ju, mos luftoni me idetë e të tjerëve: frazat që zakonisht arrinin t’ju nervozonin papritur do të humbin fuqinë e tyre. Kjo ndodh kur ju do t’i jepni vërtet vëmendje vetvetes dhe kur do t’i lini të tjerët të thonë dhe të bëjnë çfarë të duan. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Lugina e Vdekjes është bërë me një liqeni të ri të pazakontë që po mbushet me një shpejtësi deri tani të paparë

Çfarë të vizitosh
Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Gjashtë mënyra të thjeshta se si të hiqni njollat nga veshjet dhe mobiliet

Bëje vet
Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Pse burrat qëndrojnë më gjatë në një raport toksik, krahasuar me gratë, pavarësisht ndjenjave apo rrethanave

Lifestyle
Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Si të zgjidhni ngjyrat që sjellin lumturi në shtëpinë tuaj

Lifestyle
Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Irina Shayk jep me qira banesën e saj në Nju-Jork për një shumë marramendëse: Luks dhe bukuri nga të gjitha anët

Stil
S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

S’ka asnjë njollë që nuk mund të hiqet! Mjeshtri zbulon truket, nga rrobat te lavamani

Bëje vet
Kalo në kategori