LAJMI I FUNDIT:

Çfarë është FOSS?

Çfarë është FOSS?

FOSS qëndron për “Free and Open Source Software” (në shqip: Softueri i Lirë dhe me Burim të Hapur). Është një lëvizje e nisur në vitin 1983 nga Richard Stallman dhe Free Software Foundation (FSF) – Fondacioni për Softuerë të Lirë, i cili rishtazi ka qenë edhe në Kosovë.

“I lirë” në këtë kontekst i referohet “lirisë” (si në lirinë për të drejtën e fjalës, jo si çmim. Siç thonë në FSF “Softueri i lirë është çështje e lirisë dhe jo e çmimit" dhe ky është një dallim i rëndësishëm që duhet bërë. Shumë lloje softuerësh pohojnë të jenë “të lira”, dhe jam i sigurt që keni dëgjuar për shprehjet si “freeware” dhe “shareware”. Këto lloje softuerësh tentojnë të janë të lira (si në çmim), por jo të lira (si në liri).


Të gjithë softuerët që ju operoni në kompjuterin tuaj janë krijuar të punojnë në sistemin tuaj operativ. Nëse përdorni Microsoft Windows, atëherë softueri është “paketuar” për të punuar në Windows. Nëse ju përdorni Apple OSX apo edhe Linux atëherë e njëjta rregull vlen. Softueri që “paketohet” dhe instalohet në kompjuterin tuaj ekziston në formën e ashtuquajtur “binare”, si një “ekzekutues”.

Softueri binar është “i mbyllur” në një mënyrë sepse është në gjuhë kompjuterike. Kjo nënkupton se është virtualisht e pamundur për njerëzit të shohin se si ai operon dhe çfarë është duke bërë aktualisht! Një shembull i mirë i kësaj është spyware dhe softueri për viruse. Kur këto aplikacione instalohen në një makinë kompjuteri është shumë vështirë të kuptohet se çfarë ato bëjnë saktësisht. Ato mund të dërgojnë informatat tuaja bankare nëpër internet, apo duke ua vjedh të gjitha fjalëkalimet (password-at) tua të rëndësishëm. Ju thjesht nuk e dini, sepse ato janë të bllokuara.

Të gjitha programet kompjuterike fillimisht shkruhen nga njerëzit në gjuhë të lexueshme, e cila quhet “source code” (kodi i burimit). Microsofti zotëron kodin e burimit për Windowsin dhe produktet e tij, siç bën edhe Apple për të sajat, etj. Mendoni për një virus kompjuteri. Po të kishim ne kodin burimor të virusit, ne do të dinim saktësisht çfarë ai bën, dhe do të mund ta ndalnim lehtë. Krijuesit e viruseve, Microsofti, Apple dhe të tjerët nuk e bëjnë kodin e tyre publik, që do të thotë se askush nuk mund të thotë se çfarë bën softueri i tyre.

Megjithatë ka krijues të softuerëve në mbarë botën, të cilët besojnë se secili e ka të drejtën të dijë saktësisht çfarë është duke bërë softueri në kompjuterin e tyre. Ata jo vetëm që i lirojnë versionet “e paketuara” të softuerëve por edhe më me rëndësi, këta njerëz e bëjnë kodin burimor të softuerit të tyre të disponueshëm për secilin. Kjo quhet “open source” (burim i hapur). Një shembull i shkëlqyeshëm i softuerit me burim të hapur është Mozilla Firefox një shfletues i lirë uebi për Linux, Windows dhe OSX, i cili është i sigurt.

Në esencë ju mund t’i besoni vetëm softuerit me burim të hapur, sepse është në dispozicion për çdokënd të lexojë në mënyrë njerëzore dhe të shoh saktësisht se çfarë bën softueri. Për këtë arsye qeveritë, agjencitë tjera, shkollat dhe individët në mbarë botën janë duke kaluar në sigurinë e softuerit me burim të hapur (dhe këtë duhet ta bëni edhe ju!).

(CC: Material i përgatitur nga ekipi i OneWorld Platformës për Evropën Juglindore – OWPEJL)

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Teknologji
WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

WhatsApp prezantoi ndryshime të vogla, por të dobishme në aplikacionin Android

Teknologji
Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Faktorët që mund ta dëmtojnë atë, a e dini se USB-ja ka afat skadimi?

Teknologji
Kalo në kategori