LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës?

Çfarë duhet të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës?

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Kosovës, tre kandidatë vlerësohet të jenë “kryesorët” për të fituar postin e kryeministrit: Ramush Haradinaj nga koalicioni parazgjedhor ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën; Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në koalicion me Aleancën për Kosovën e Re dhe Alternativën; Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Por, sa në të vërtetë dallojnë apo ngjasojnë këta kandidatë mes vete?


Imer Mushkolaj, analist politik, tha se dallimet në mesin e kandidatëve janë evidente.

“Në garë nga tre pretendentët për kryeministër, kemi ndër ata që janë njerëz që kanë qenë në pushtet, në menaxhimin e qeverisë ose të institucioneve qeveritare në periudha të caktuara, në ndërkohë që kemi edhe nga ata që nuk e kanë pasur këtë mundësi. Po ashtu nëse flasim me terma të tjerë, kemi kandidatë karizmatikë, kemi kandidatë që janë shumë dinamikë dhe kemi kandidatë që janë shumë teknokratë, të cilët nuk është se reflektojnë dinamizëm, por kjo nuk do të thotë se nuk e kryejnë punën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Mushkolaj.

Qytetarët thonë se nuk shohim shumë dallime.

Hajdar Pasha, profesor i pensionuar, tha se të gjithë janë të njëjtë, përfshirë edhe kandidatët që garojnë për postin e kryeministrit.

“Si t’ju them, këta janë lojtarë të vjetër në lojë. Nuk e di se si do ta çojnë përpara vendin. Kosova pa ekonomi e pa fabrika. Unë nuk kam besim tek asnjëri, veç te të rinjtë, të cilët ende nuk po vijnë në shprehje. Të rinjtë nuk po i lenë të vinë në pah [ata të vjetrit], i kanë shpërndarë në disa parti dhe i kanë lënë të pafuqishëm”, tha Pasha.

Antigona Shala, studente në Universitetin e Prishtinës, tha se është pak optimiste për ndryshimet politike në të ardhmen dhe se kandidatët e partive politike për kryeministër kanë dallime.

“Bëjnë dallime; Albin Kurtin nuk e kemi parë kurrë në krye të qeverisë dhe nuk do të thosha për të. Por, po mundohem të bëj një dallim ndërmjet Haradinajt dhe Hotit. Hoti e përfaqëson LDK-në dhe LDK-ja nuk ka bërë diçka deri tash. Kurse, te Ramush Haradinaj kam besim, duke u bazuar në 100-ditëshin që ka punuar në kohën e Rugovës”, tha Shala.

Qëllimet politike nuk arrihen me emocione, por me vizion të qartë, shkathtësi dhe guxim politik, tha Kushtrimi, një banor i Prishtinës me profesion inxhinier i ndërtimtarisë.

“Sa i takon shkollimit, Avdullah Hoti është më i ngritur se dy kandidatët e tjerë, Ramushi është më trim dhe Kosovës tash për tash i duhet një trim për t’i shtyrë përpara disa procese dhe pastaj duhet të ecim përpara. Kurse, Vetëvendosje e ka pasur mundësinë që ta tregojë veten në Komunën e Prishtinës; thuhet se e ka ndalur korrupsionin, por qytetarët duan t’i shohin gjërat”, u shpreh Kushtrimi.

Partitë politike nuk dihet ende se çfarë kanë në programet e tyre qeverisëse, pasi që ende nuk ka nisur fushata elektorale dhe prezantimi i programeve.

Në fakt, të tre kandidatët kanë dallime në idetë e tyre mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në dialogun që duhet zhvilluar ose jo me Serbinë, por kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe çështje tjera, që kryesisht karakterizojnë çdo fushatë zgjedhore në Kosovë, fjalori midis tyre tingëllon pak a shumë njësoj.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen më 11 qershor të këtij viti./rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori