LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duhet të bëni nëse ka një sulm bërthamor? Ku duhet të fshiheni dhe këshilla të tjera për të mbijetuar! (Foto)

Çfarë duhet të bëni nëse ka një sulm bërthamor? Ku duhet të fshiheni dhe këshilla të tjera për të mbijetuar! (Foto)

Me kërcënimet e një lufte shkatërruese bërthamore midis Amerikës dhe Koresë së Veriut është një mendim pa dyshim që kalon mendjen e shumë njerëzve anembanë botës – si dhe ku duhet të strehohemi?.

Dhe për këtë shqetësim të njerëzve, Qeveria e Britanisë së Madhe kishte menduar që në vitin 1980, përcjell Telegrafi.

Ata, atëbotë kishin prodhuar disa këshilla praktike kur frika më e madhe e një sulmi bërthamor erdhi nga ish Bashkimi Sovjetik. E broshura është ribotuar nga Muzeu Mbretëror i Luftës.

Më poshtë janë dhënë disa shembuj se çfarë duhet të bëni në një rast të tillë:

1. Ndërtoni një dhomë bërthamore

Kjo është ajo ku mund të keni nevojë të jetoni për 14 ditë, menjëherë pas një sulmi të mundshëm. Ajo duhet të jetë mjaft e madhe për të gjithë familjen tuaj dhe për çdo mysafirë të mundshëm që mund t’ju vizitojë në atë kohë.

Zgjidhni vendin më të largët nga kulmi i cili do të jetë më i sigurt nga rrezatimi.

2. Bllokoni dritaret

Përdorni tulla, mobilje, beton, lëndë druri … ose libër apo edhe rroba. Nëse jetoni në një banesë shih nëse mund të lëvizni në katin e poshtëm dhe të ndërtoni një me një fqinj.

Nëse jetoni në një shtëpi njëkatëshe, të gjithë materialet radioaktive në çati mund të jenë të shumta, andaj shkoni tek dikush që jeton në një shtëpi dykatëshe.

3. Ndërtoni një strehë të vogël brenda dhomës suaj

Këtu duhet të qëndroni për të paktën dy ditë dhe net pas sulmit – kur nivelet e rrezatimit janë më kritike.

4. Përgatitni ushqim për të ngrënë ose pirë, për një kohë të gjatë

Çdo person do të ketë nevojë të paktën rreth 15 litra ujë për të kaluar 14 ditë – më së miri është të blini dy herë më shumë se kjo, për ta përdorur për gjëra të tilla si larja, përcjell Telegrafi.

Grumbulloni ushqim të lehtë për t’u përgatitur, por duke përfshirë çdo gjë nga sheqeri, mishi dhe perimet.

4. Dëgjoni botën e jashtme

Juve do tu nevojitet një radio që mund të punojë në valë FM/AM dhe valë të shkurta – jo vetëm dixhitale – për të dëgjuar për udhëzime se çfarë duhet të bëni pas sulmit.

Këshillë tjetër: Rezervoni bateritë pasi ka mundësi që stacionet e energjisë elektrike të rrjetit nacional nuk do të funksionojnë.

5. Grumbulloni “pajisjet e mbijetesës”

Ju do të keni nevojë të paktën për:

Shtrat duke përfshirë çantat e gjumit

Pishtar dhe bateri, qirinj, një sobë portative dhe furnizim të pavarur të karburantit

Kuti plastike apo qese plastike për të përdorur si një tualet

Pajisje gatimi, shishe, enë, enë gatimi dhe takëm plus pantofla

Mjaft dezinfektues, një kuti të ndihmës së parë, dorashka gome

Një orë dhe një kalendar plus shumë materiale leximi

Këshilla tjetër: Mendojeni si një udhëtim të gjatë kampingu

6. Hiqni gjërat që mund të tërheqin zjarrin

Kjo përfshin gjëra si perde, por jo edhe ato të rëndat që mund të mbrojnë nga “shkëndijat fluturuese”, përcjell Telegrafi.

Këshilla tjetër: Mbani kova të ujit të gatshëm në çdo kat.

7. Shfrytëzoni maksimumin e kohës që keni

Minutat pas shpërthimit janë shumë të vlefshëm. Përdorini ato për të kontrolluar zjarret e vogla rreth shtëpisë tuaj. Nëse keni kohë, ndihmoni fqinjët, mund të mbështeteni në ta në të ardhmen. Pasi të hyni në dhomën tuaj NUK dilni jashtë derisa të dëgjoni në radion tuaj, se kjo gjë është e sigurt për ta bërë.

8. Merruni me trupat e vdekur

Menjëherë pas vdekjes, lëvizni ndonjë trup të vdekur (të mundshëm) në një dhomë tjetër në shtëpi dhe mbulojeni atë sa më mirë që të jetë e mundur, pastaj kthehuni brenda dhomës suaj.

Nëse radioja juaj thotë se është e sigurt të dalësh, atëherë duhet përkohësisht të varrosësh trupin jashtë sa më shpejt të jetë e mundur.

Këshilla tjetër: Shënoni vendin ku e varrosni trupin në mënyrë që autoritetet të mund ta gjejnë lehtë në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori