Tashmë ka kohë që jeni të shtrirë në shtrat. Po bëni çmos që të flini sado pak, por kjo nuk ju shkon dot për dore.
Ngrihuni nga shtrati. Kur qëndroni të zgjuar në shtrat, ju ia dërgoni vetes një mesazh të gabuar.
“Në këtë mënyrë ju e trajnoni organizmin dhe trupin tuaj që në shtrat nuk duhet të flini, por thjesht të qëndroni të shtrirë”, thekson dr. Harneet Walia.
“Sa më gjatë që qëndrojmë të shtrirë në krevat, jemi gjithnjë e më të frustruar me ambientin. Pas kësaj, truri ynë fillon ta lidhë dhomën e gjumit me pagjumësinë”, tha dr. Erik Olson.
Pra, nëse nuk mund të flini dhe rrini të zgjuar në shtrat, përpiquni të dilni nga dhoma. Bëni diçka që do t’ju relaksojë – dëgjoni muzikë, lexoni ndonjë libër…
Dushi gjithashtu ndonjëherë mund të ndihmojë, sepse është e mundur që do të jeni të përgjumur kur temperatura e trupit bie pas dushit. Çfarëdo që bëni, bëjeni atë larg nga shtrati, dhe kur të ktheheni, do të duhej të jeni të përgjumur.
Provoni me teknikat e relaksimit. Provoni që me meditim, jogë, frymëmarrje të thellë dhe të përqendruar… ta “dëboni” pagjumësinë.
Dr. Walia gjithashtu rekomandon që çdo grup të muskujve, nga ata në këmbë, dhe me radhë deri në kokë, t’i shtrëngoni për disa sekonda, dhe pastaj t’i relaksoni.
Vizualizimi është një tjetër teknikë e cila përdoret shpesh, dhe funksionon duke e imagjinuar veten në ndonjë vend të këndshëm dhe të qetë.
Sa i përket “ilaçit” me të njohur për pagjumësi, numërimit të deleve, dr. Olson thotë se ajo është “teknika e tërheqjes së vëmendjes”, e ngjashme me vizualizimin.
“Problemi me gjumin është se, sa më shumë që mendoni për atë që duhet të flini, aq më vështirë do të flini. Prandaj çdo gjë që ua largon vëmendjen nga ky mendim, do t’ju ndihmojë”, shpjegon Olson.
Largojeni ankthin. Ndonjëherë arsyet për pagjumësi janë mendimet për brengat, stresi në punë, në shtëpi… Si pasojë e gjithë këtyre, truri lodhet, ndërsa dr. Olson u rekomandon atyre që kanë probleme të tilla që ta mësojnë trurin të mendojë për këto probleme në një kohë më të përshtatshme të ditës.
E dimë se është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por një mënyrë që t’ju lehtësojë mundimet është që çdo ditë të shkruani në lidhje me atë që ju mundon. Duke shkruar për problemet e ditës, do të mendoni më pak rreth tyre gjatë natës.
Kur jeni të zgjuar deri në tre ose katër të mëngjesit, nuk do t’ju ndihmojë dot të menduarit se tashmë do të duhej të ishit në gjumë.
Mjekët Olson dhe Walia pajtohen se nuk do të duhej ta harronim orën, dhe madje këshillojnë që ta largoni atë që të mos ju “paralajmërojë” se është bërë mëngjes dhe që duhet të flini.
Sido që të jetë, mjekët rekomandojnë që të përpiqeni ta largoni pagjumësinë me ndihmën e disa prej këtyre truqeve, në mënyrë të natyrshme. Nëse asgjë nga këto nuk ndihmon, këshillohuni me mjekun. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj