0Shares

Nga tipi i masazhit te lloji i të brendshmeve të tua. E tregojnë vetë ata çdo gjë që pëlqejnë. Ty të ngelet vetëm të mbash shënime për të pasur më pak mistere dhe shumë më tepër sukses.

Pak nxehje

Tashmë nuk u intereson vetëm dhe thjesht finalja. Kanë zbuluar që rruga për te ajo fal gjithashtu shumë kënaqësi. Një paralajmërim: Për të pasur një ereksion meshkujve u mjaftojnë pak sekonda, kurse ti ke nevojë për më shumë kohë, kështu që duhet ta kuptosh shqetësimin e tyre…

Çfarë thonë specialistët? “Meshkujve u pëlqejnë shumë përkëdheljet. Madje sipas sondazheve të fundit, janë femrat që janë bërë më të drejtpërdrejta”.

Zonat që pëlqejnë t’u përkëdhelim. Të gjitha pikat përgjatë kofshës së brendshme dhe kokrrat e gjoksit, të cilat te ata janë edhe më strategjike sesa te femrat. Një rekomandim që pak e dinë. Ana e majtë nxitet më lehtë se e djathta: po të ngacmohet jep ndjesi të forta.

Veshjet intime

Nëse vishesh me të brendshme seksi dhe me taka, sigurisht që do kesh sukses, por gjithmonë nëse di t’i mbash si duhet. Sepse për ata veshja më seksi është feminiliteti. Më tepër, madje, u pëlqen mënyra si lëviz dhe i provokon.

Fjala e specialistit: “Për meshkujt veshjet intime kanë rolin e një ambalazhi. E rëndësishme është dhurata.” Përfundimi: Po të të gjejë ndonjëherë në befasi me të brendshme pambuku që vetëm seksi nuk mund të quhen, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Sepse nëse ti je e stilit ujë e sapun, një veshje si nëpër katalogë të brendshmesh, do i dukej false. Ki parasysh që jelekët me mbushje që e bëjnë gjoksin të duket më i fryrë, janë një truk i mirë për një mbrëmje romantike, por nuk duhet ta ekzagjerosh dhe sidomos nuk këshillohen nëse ajo mbrëmje do vijojë në një dhomë gjumi. 90 për qind e meshkujve nuk I sheh me sy të mirë jelekët mashtrues. Ndihen të zhgënjyer dhe dëshira bie.

Provimi me gojë

S’ke ç’bën. Është një ndër të preferuarit. Pyet veten pse? S’ka ndonjë mister. Është një ndjesi e provokuar nga një alkimi e veçantë: adhurojnë të të shohin kur puth pjesët e tyre më intime, ngjethen nga vështrimet e tua joshëse dhe sidomos mendimi që ti je e përfshirë.

Fjala e specialistit: Ngacmimi oral, me buzë dhe gjuhë përgjatë gjithë organit të tij, mund të rezultojë shumë intensive, aq sa shumë burra e preferojnë edhe më tepër se seksi klasik se e ndjejnë si përmbushjen e të gjitha kënaqësive. Eksitimi arrin kulmin kur hyjnë në lojë edhe duart. Por kujdes me presionin, kur është shumë i lartë shkakton parehati.

Fantazi pa kufi

Asnjë ide nuk është mjaftueshëm e çmendur. Thuaje! Të jesh e sigurt që ata e mirëpresin. Fol për seksin edhe kur nuk je në shtrat. Veçse ngacmon! Por jo të gjithë janë mësuar. Pra po të kesh një ëndërr pikante që nuk ke kurajë ta praktikosh, në fillim tregoje…do ndihmosh edhe partnerin të dalë në shesh e të ndjekë në aventurë.

Fjala e ekspertit: “Mbi të gjitha funksionon kur fantazia shkruhet. Duke e parë të shkruar dëshirën intime që dëshiron të realizosh, partneri ndjen të njëjtin efekt sikur në lotari të ishte zgjedhur bileta e tij për një udhëtim turistik. Kështu që gjeni dhe një poç e mbusheni me ide që t’I tërhiqni para çdo udhëtimi…

Autoerotizmi

Është shumë, shumë intrigues për ata sepse rrit eksitimin fiks sikur zhvishesh para tyre ose merr ca poza seksi, qoftë edhe për pak humor. Në atë çast përfshirja arrin majën. Të të shohin aq spontane u jep ndjesinë që ti ndihesh me të vërtetë e lirë për të bërë atë që do dhe që ke besim te ata.

Fjala e specialistit: Autoerotizmi në prani të partnerit mund të bëhet një ngacmues shumë i fortë. Rreth masturbimit të femrave ekziston një tabu gati e pandryshuar me vitet. Dhe kur një akt i tillë kaq intim dhe privat bëhet në sy të mashkullit, ka një efekt shumë të fortë afrodiziak.

Fetish, alternativa intriguese

Erosi alternativ u pëlqen e u pëlqen. Dhe duan improvizimet. Ndonjëherë fiksohen te ndonjë pjesë jotja e trupit derisa dashurohen pas saj dhe u bëhet obsesion. Në krye të listës të pikave më të dashura, janë këmbët dhe pastaj vijojnë kaviljet, qafa dhe kërthiza. Ndër lojërat e seksit shumica preferon prangat duke qenë që i bëjnë të mendojnë për zotërimin. Ndryshe nga vibratori që mund t’u sjellë ankth sepse e shohin si rival.

Fjala e specialistit: “Kur merr aspektin e një loje, fetish mund të bëhet shkak për të nxitur përvoja të reja në një çift. I tregon që ke besim te ai sa për t’i lënë në dorë kontroll të plotë me trupin tënd. Por ka mundësi të ekzistojë edhe e kundërta, që ai të zbulojë sa kënaqësi është të marrë rolin e më pak aktivit, për ndonjë herë.”

Le të luajmë pak pisët

E folura e drejtpërdrejt në shtrat, nuk i huton. Përkundrazi shton adrenalinën. Kush e di sa herë janë mbrojtur nga akuzat që e përfytyrojnë seksin në mënyrë vulgare. Dhe të dëgjojnë ty të thuash fjalë “hard” është një bonus ekstra. Vlen edhe kur frazat i përdorin ata sigurisht.

Fjala e ekspertit: “Fjalori i drejtpërdrejtë erotik ka një ndikim eksitues. Po ta shprehësh me zë të lartë në çastet e intimitetit, intensitetin e ndjesive që provon, i bën të ndihen të sigurt: ajo që po bëni të dy, ty të pëlqen. Përveç kësaj ai zbulon një anë instiktive tënden të panjohur. Kjo e intrigon shumë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)