LAJMI I FUNDIT:

Çfarë duan meshkujt: Llojet e grave të cilat meshkujt i dëshirojnë, sipas shkencës

Çfarë duan meshkujt: Llojet e grave të cilat meshkujt i dëshirojnë, sipas shkencës

Meshkujt dhe femrat shpeshherë brengosen se çfarë ju duket tërheqëse seksualisht personave të gjinisë së kundërt. Shumë “ekspertë” tentojnë t’i bëjnë femrat të besojnë se mënyra më e lehtë për të kapë syrin e një mashkulli është thjesht duke veshur një fustan të shkurtë.

Por, studimet e fundit tregojnë se tërheqja e vëmendjes së një mashkulli është më komplekse sesa një fustan i shkurt apo një parfum i shtrenjtë. P.sh., ngjyra e rrobave të një femre mund të jenë shumë më tërheqëse sesa gjatësia e rrobave, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, këto janë disa nga llojet e grave të cilat meshkujt i dëshirojnë, të paktën kështu thotë shkenca:

Femrat me proporcionin e duhur të belit dhe ijëve

Trupi i një gruaje është pjesë e rëndësishme për meshkujt, e veçanërisht proporcioni i gjerësisë së belit me ijët e saj. Jo vetëm që meshkujt e konsiderojnë këtë proporcion si të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm, por e ndërlidhin edhe me pjellorinë.

Hulumtimet e shumta kanë treguar se proporcioni i belit me ijët është indikator i fuqishëm i niveleve të estrogjenit te gratë, rrezikut të obezitetit, prirjes për të zhvilluar së,undje si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemër.

Meshkujt i pëlqejnë edhe gratë të cilat veshin rroba me ngjyrë të kuqe

Përderisa ngjyra e buzëve dhe syve të një gruaje është më pak e prirë për ta kapë interesin e një mashkulli, fustani i kuq mund të jetë tejet tërheqës për syrin mashkullor. Psikologët nga Universiteti i Rochesterit kanë treguar, pas eksperimenteve të kryera, se meshkujt i shohin më atraktive dhe më të dëshirueshme seksualisht femrat të cilat veshin fustane me ngjyrë të kuqe.

Femrat “e mira”

Nuk është ndonjë sekret se shumica e femrave e duan një të ashtuquajtur “djalosh të rrezikshëm”, por çfarë mendojnë meshkujt rreth këtyre karakteristikave te gratë? Një studim i fundit i publikuar në “Personality and Social Psychology Bulletin”, ka konfirmuar se meshkujt i pëlqejnë më shumë femrat e sjellshme, e veçanërisht kur një mashkull është duke kërkuar lidhje afatgjatë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

‘Bronde Bob’ e Hailey Bieber është prerja perfekte e pranverës

Flokë dhe stil
Përshpejtoni procesin e rritjes së flokëve me këtë produkt që “bën mrekulli”

Përshpejtoni procesin e rritjes së flokëve me këtë produkt që “bën mrekulli”

Flokë dhe stil
Kalo në kategori