LAJMI I FUNDIT:

Çfarë domethënie kanë këto pika të kuqe në lëkurë?

Çfarë domethënie kanë këto pika të kuqe në lëkurë?

Nëse papritmas keni zbuluar një pikë të kuqe në lëkurën tuaj, mos u brengosni.

Një pikë e tillë, ndryshe e quajtur angioma, është tumor dashamirës, i cili kryesisht përmban enë të gjakut. Ka dy arsye të cilat gjenden prapa zhvillimit të saj:

1. Mosha. Shumë njerëzve fillojnë t’iu shfaqen angiomat në moshën 30 vjeçe ose më vonë. Pra, kryesisht duket si pikë e vogël e kuqe dhe shfaqet në duar, shpatulla dhe në vende tjera të trupit, transmeton Telegrafi.

2. Nga problemet shëndetësore apo stili i gabuar i jetesës. Angiomat mund të jenë edhe indikatorë të problemeve me mëlçi, sëmundje vaskulare apo si pasojë e problemeve të ndryshme hormonale. Por, angiomat e tilla kryesisht dallohen nga forma të pazakonta apo janë pika të madhësisë më të madhe.

Nëse veç vëreni se pika po fillon të zmadhohet apo po ndryshon formë, ose ka filluar të ketë gjakderdhje, më mirë shkoni dhe konsultohuni me një doktor sa më shpejt që të jetë e mundur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori