LAJMI I FUNDIT:

Çështja e të pagjeturve është ende larg për t’u zgjidhur

Çështja e të pagjeturve është ende larg për t’u zgjidhur

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, cilësohet si “vrima e zezë” e traktatit të mundshëm të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Janë rreth 1900 persona që cilësohen të zhdukur. Pa zbardhjen e fatit të këtyre personave nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë të raporteve Kosovë-Serbi. Pikërisht për këtë çështje, në traktatin e paqes që Kosova po e kërkon në raport me Serbinë, parashihet kërkim falja nga ana e Serbisë, sikundër që kërkohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur.

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, është diskutuar në takimet e fundit ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Dacic, mirëpo, rezultate nuk ka. Njohësit e zhvillimeve politike thonë se çështja e të pagjeturve është ende larg për t’u zgjidhur dhe rrjedhimisht mund të cilësohet si “vrima e zezë”, e traktatit të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton RTK.

Rreth 1900 persona akoma konsiderohen të zhdukur, fati i të cilëve nuk dihet. Grupet punuese të Prishtinës dhe Beogradit për vite me radhë nuk arritën të sigurojnë informacione të sakta për fatin e këtyre të zhdukurve.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, thotë se Serbia çështjen e të zhdukurve nuk e ka trajtuar si çështje humanitare për dallim nga Prishtina.

“Kjo çështje është çështje e qarte politike për Serbinë por ne thelb është çështje humanitare. Serbia e shfrytëzon politikisht por ne duhet ta shfrytëzojmë ne kuptimin humanitar si çështje qe duhet te identifikohet secili individ pa marre parasysh përkatësinë e tij etnike”, thotë Kuçi.

Kuvendi i Kosovës ka kohë që ka nxjerr një rezolutë që përcakton qartë linjat sesi duhet zhvilluar dialogu me Serbinë. Çështja e personave të zhdukur duhet të trajtohet si pikë e veçantë në këtë dialog, thotë Shukran Novobërdaliu, kryetare e Komisionit parlamentar për çështjen e personave të zhdukur.

“Pa pasur bashkëpunim ndërmjet të dy shteteve nuk ka zbardhje të fatit të personave të zhdukur. Nëse shembull supozohet një lokacion për varrezë masive në Rashkë dhe është ndërtuar një objekt mbi varreza ndoshta edhe qëllimisht për të mbuluar gjurmët, atëherë pa pasur bashkëpunim nuk mund të zbulohet fati i këtyre personave të zhdukur”, thotë Novobërdaliu.

Përderisa në Kosovë shumë asociacione qeveritare dhe joqeveritare tash e rreth 14 vjet japin e marrin informacione, kërkesa dhe ankesa nga familjarët e të zhdukurve, në territorin e Serbisë, në pjesën veriore të Mitrovicës, në thellësitë e liqenit të Peruçacit, në ish-furrat e shkritoreve të Zveçanit, vazhdon të jetë i pazbuluar një krim i madh mbi shqiptarët.

Vetëm gjatë vitit 2012 janë identifikuar edhe 36 lokacione si varreza të mundshme masive brenda territorit të Kosovës ku pritet të bëhen gërmimet. Të zhdukur vazhdojnë të konsiderohen 1752 persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori