LAJMI I FUNDIT:

Çerkini: Shteti mban përgjegjësi civile për vdekjen e Deharit

Çerkini: Shteti mban përgjegjësi civile për vdekjen e Deharit

Juristi Artan Çerkini, ka thënë se vdekja e Astrit Deharit është shumë e rëndë, por që ky rast meriton një hetim profesional për të kuptuar se si ka ardhur deri tek vdekja e tij.

Çerkini këto deklarime i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, duke shtuar se përgjegjësinë civile për vdekjen e Deharit, duhet ta mbaj shteti pasi që tashmë i ndjeri ka qenë në paraburgim dhe nën kujdesin e organeve shtetërore.

“0Rasti i Deharit është një rast shumë i rëndë. Autopsia është vetëm një dimension i hetimit, që ka të bëjë vetëm me përcatkimin e një shkalle të vdekjes. Por ky rast duhet të vazhdohet, duhet të merret edhe një hetim tjetër që do të tregonte se si ka ardhur deri tek kjo vdekje’, tha Çerkini.

“Trajtimi i një të paraburgosuri është një tjetër dimension i këtij hetimi. Një person që gjendet nën përkujdesjen e organeve, humb jetën, hetimet nuk duhet të jenë formale por përmbajtësore. Ky duhet të ndiqet edhe përmes jurispodencës. Ky hetim në një rast të tillë nuk duhet të jetë formal por shumë përmbajtësor”, tha ai.

Sipas Çerkinit, nëse shteti në të tilla raste nuk zhvillon një hetim efektim atëherë shkel të nenin 2 të të drejtave të njeriut.

“Rasti është shumë i rëndë për fat të keq e ka edhe trajtimin politik. Duhet të hetohet në mënyrë profesionale, hetimi duhet të jetë efektiv e jo vetëm sipërfaqësor. Gjykata Kushtetuese ka lëshuar një mundësi që tregon se hetimet përfundohen në mënyrë efektive. Përgjegjësia civile e shtetit është e pashmangshme”, tha ai.

“Një person e ka humbur jetën gjatë kohës kur ka qenë nën kujdesin e organeve shtetërore. Ne nuk e dimë shkakun e vdekjes, por supozojmë se shkak i vdekjes janë medikamentet. Ai (prokurori) tha se shkaku i vdekjes është asfiksia, por duhet hetuar që si ka mundësi të arrihet deri tek asfiksia”.

Prokurori tregon shkaktarin e vdekjes së Astrit Deharit (Video)
Lexo po ashtu Prokurori tregon shkaktarin e vdekjes së Astrit Deharit (Video)

“Përgjegjësia penale është individuale dhe ajo mbetet të shihet, por ajo civile është e pashmangshme. Përgjegjësia është e shumëmbajtshme. Shteti ka përgjegjësi civile. Mobilizimi i organeve shtetërore nuk është i mjaftueshëm. Mbetet të shihet se cfarë qasje do të ketë prokuroria ndaj rastit”. ka përfunduar Çerkini njofton Klan Kosova.