LAJMI I FUNDIT:

Cerezo: S’ka ofertë nga United për Griezmannin

Cerezo: S’ka ofertë nga United për Griezmannin

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, këmbëngul se nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete nga Manchester United për Antoine Griezmann.

Griezmann, kontrata e të cilit me Atleticon skadon në qershor të vitit 2021, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë i lidhur me një kalim në Old Trafford.


“Komentet e tij nuk më befasojnë. Ai pyetet gjithmonë për këtë temë”.

Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtarëve

“Mendoj se ai është lodhur duke u pyetur vazhdimishtpër këtë punë. Situata është se ai është lojtar i joni dhe ka kontratë me ne për tri ose katër vitemë shumë”.

“Ai kurrë s’më ka thënë që dëshiron të largohet”.

“Nuk ka pasur asnjë kontakt nga Manchester United. Për momentin, asnjë ekip nuk ka ofruar ndonjë pagesë të klauzolës. Dhe, unë nuk mendoj se dikush do të arrijë ta paguajë klauzolën e tij”, u shpreh Cerezo. /Telegrafi/