LAJMI I FUNDIT:

Celine Dion rigjen dashurinë te balerini 17 vjet më i ri

Celine Dion rigjen dashurinë te balerini 17 vjet më i ri

Celine Dion para një viti ka humbur bashkëshortin, Rene Angelil, i cili ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të pashërueshme.

Këngëtarja kishte deklaruar se Angelil ishte mashkulli i fundit në jetë që e kishte në krah.


Por, duket 49-vjeçarja pa kaluar mirë një vjet ka gjetur zëvendësuesin e të ndjerit Rene.

Bëhet fjalë për balerinin spanjoll Pepe Munoz, i cili është 17 vjet më i ri se këngëtarja kanadeze.

Ata u panë te dy së bashku rrugëve Los Angelesit teksa ishin në humor të mirë ndërsa dyshja janë njoftuar gjatë perfomancave të përbashkëta koncertale.

Romanca e tyre ka lënë pa fjalë gjithë botën e spektaklit, të cilët nuk e kishin menduar se Celine Dion do dashurohej me një djalë 17 vjet më të ri se veten. /Telegrafi/