LAJMI I FUNDIT:

Çdo tifozi do t’i skanohet fytyra në finalen e Ligës së Kampionëve, masa ekstreme sigurie në mbrëmjen e madhe të futbollit

Çdo tifozi do t’i skanohet fytyra në finalen e Ligës së Kampionëve, masa ekstreme sigurie në mbrëmjen e madhe të futbollit

Kur mijëra tifozë të mbushin rrugët e Cardiffit dhe Millennium Stadium më 3 qershor për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, shumë pak do ta kuptojnë se fytyrat e tyre do të jenë skanuar dhe procesuar nga policia.

Alarmi në rritje për sulmet potenciale terroriste, po e kthen edhe një ndeshje futbolli në një test për agjencitë e inteligjencës.

Ngjarjet sportive në Angli nën masa të rrepta sigurie
Lexo po ashtu Ngjarjet sportive në Angli nën masa të rrepta sigurie

Imazhet e mijëra tifozëve në vende publike dhe stadium, do të krahasohen nga policia britanike me një bazë të dhënash prej 500 mijë personash “interesantë”, transmeton Top Channel.

Pikërisht kështu e përcaktuan agjentët përgjegjës për planin e sigurisë në Cardiff. Pavarësisht kritikave në rritje kundër teknologjisë, policia do të aplikojë muajin tjetër një sistem të ri vëzhgimi, që është bërë më aktual pas sulmeve vdekjeprurëse në Manchester Arena.

Por, si do të funksionojë sita e cila do të mbajë larg rrezikun nga sporti më popullor në planet, në Millennium Stadium.

Në një të shtunë të zhurmshme dhe kaotike, pritet që kamerat e fshehura të skanojnë të paktën 170 mijë tifozë, mes tyre persona me rrezik potencial për sigurinë.

Në kohë reale dhe të denjë për inteligjencën artificiale të filmave hollivudianë, këto fytyra do të krahasohen me listat e zeza të të gjitha njësive të inteligjencës evropiane.

Bateristi i Ariana Grandes rrëfen çastet pas shpërthimit dhe amullinë në të cilën ndodheshin (Video)
Lexo po ashtu Bateristi i Ariana Grandes rrëfen çastet pas shpërthimit dhe amullinë në të cilën ndodheshin (Video)

Mirëpo, sërish mbetet doza e skeptikëve për efektivitetin e skanerëve të fytyrës dhe teknologjisë për një ndeshje e cila prezumohet të bashkojë njerëzit dhe jo t’i përdorë si kavie laboratori. Sfida e 3 qershor në Millennium Stadium në Cardiff, vendos përballë Real Madridin dhe Juventusin.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori