LAJMI I FUNDIT:

Çdo e pesta femër “e spiunon” ish-partnerin nëpërmjet profileve të rreme në rrjetet shoqërore

Çdo e pesta femër “e spiunon” ish-partnerin nëpërmjet profileve të rreme në rrjetet shoqërore

Një hulumtim i ri britanik ka ardhur në konkludim që çdo i pesti mashkull ka e-mail sekret të cilin e fsheh nga partnerja, por edhe çdo e pesta femër e spiunon ish-partnerin nëpërmjet rrjeteve shoqërore.

Veç kësaj, çdo e pesta femër nëpërmjet ndonjë rrjeti shoqëror në gjendje të ‘sëmurë’ i paraqitet ish të dashurit, ndërkaq nesërmen pendohet për veprimin e bërë.

Disa duan privatësi, disa të tjerë mashtrojnë: rreth 77 për qind e meshkujve i fshijnë rregullisht porositë SMS në telefonin e tyre mobil, ndërsa dy të tretat e tyre nuk duan të ndajnë passwordët me partneren, ka zbuluar studimi i kompanisë kompjuterike BullGuard.


Ata mendojnë që kështu mbrojnë privatësinë e tyre, ndërsa për siguri shtesë çdo i pesti mashkull ka e-mail sekret të cilin nuk ia përmend kurrë partneres, shkruan Daily Mail.

E-mail adresa të tilla të fshehta dhe profile të tjera më së shpeshti u shërbejnë për korrespondencë me ish-partneren apo me ata të cilët partnerja e tashme nuk i ka për zemër. Derisa tek disa prej tyre fshehtësia është qëllimmirë, disa me qëllim insistojnë për privatësinë e tyre për të shmangur që partnerja e tyre të marrë vesh për ekzistimin e dashnores apo që të mos ketë qasje në gjendjen financiare.

Një nga dymbëdhjetë meshkuj madje kanë edhe telefon mobil për të cilin partneret e tyre nuk dinë asgjë, që të mund të komunikojnë sigurt me dashnoren. Për të shmangur zënkat e mundshme, rreth 77 për qind e meshkujve i fshin SMS porositë rregullisht.

“Nuk bëhet fjalë ekskluzivisht për atë që meshkujt të cilët fshehin diçka edhe i tradhtojnë ato, sepse shumë prej tyre mendojnë që thjesht kanë të drejtë që disa pjesë të jetës së tyre t’i mbajnë për vete”, thotë drejtori i BullGuard, Mike Hodges.

Ai tutje shton që meshkujt janë të vetëdijshëm që flirti i pasherr me kolegen nga puna përmes e-mailit mund të shkaktojë probleme serioze në martesën e tyre.

“Rreth 18 për qind e meshkujve të cilët i bren ndërgjegjja do të fshijnë nga kompjuteri i tyre fotografitë dhe porno përmbajtjet sepse e dinë që kjo nuk do t’i pëlqejë partneres së tyre”, shtoi Hodges. /Telegrafi/