0Shares

Edinson Cavani ka shënuar edhe golin e 100-të në Itali në barazimin 1-1 të Napolit ndaj Fiorentinas.

Goli i uruguaianit ishte i 17-ti i tij në 21 ndeshje në Serie A, dhe e mban atë në krye të listës së golashënuesve, para Stephan El Shaarawyt të Milanit, që ka 14 gola.

“Cavani? Mirë, çfarë mund të thuhet më shumë për të?”, ka thënë trajneri i skuadrës, Walter Mazzarri i pyetur për golin e Cavanit.

Napoli vazhdon të ndajë pozitën e dytë të tabelës së bashku me Lazion, por tash me pesë pikë ngecje ndaj Juventusit. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)