LAJMI I FUNDIT:

Cavaliers shkatërrojnë Celtics (Video)

Cavaliers shkatërrojnë Celtics (Video)

Mbrëmë është zhvilluar një ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Cleveland Cavaliers ka shënuar edhe një fitore n]ë serinë finale të Konferencës së Lindje, ku tani udhëheq me rezultat 2:0.


Kampioni aktual i NBA-s ka shkatërruar para shikuesve të mysafirëve skuadrën e Boston Celtics duke e mposhtur me rezultat 130-86, transmeton Telegrafi.

Për asnjë moment Cavs nuk e vëri në dyshim fitoren e radhës duke treguar se është pretendent kryesor për fitimin e titullit të kampionit edhe sivjet.

LeBrona James ishte në disponim të mirë duke shënuar 30 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Kyrie Irving me 23 sosh dhe dy pak e realizoi kevin Love, i cili regjistroi edhe ‘double-double’ në saje edhe të 12 kërcimeve.

Në anët tjetër më i dalluari ishte Jaylen Brown me 19 pikë dhe Avery Bradley me 13 sosh.

Kujtojmë se takimi i radhës mes këtyre dy ekipeve zhvillohet në orët e para të ditës së hënë (21 maj). /Telegrafi/