0Shares

Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni dhe nënkampioni i NBA-s kanë shënuar fitoren e radhës duke përforcuar kreun e tabelës së konferencave përkatëse.

Cleveland Cavaliers triumfoi kundër Utah Jazz me rezultat 91-83 dhe Golden State Warrirors shënoi fitore 122-92 ndaj Orland Magic, transmeton Telegrafi.

LeBron James te Cavs regjistroi ‘double-double’ në saje të 33 pikëve dhe 10 kërcimeve. Edhe Kyrie Irving pati paraqitje të mirë me 21 pikë. Te Jazz, Rudy Gobert regjistroi ‘double-double’ realizoi 20 pikë dhe kishte një kërcim më pak.

Në takimin tjetër, Klay Thompson dhe Stephen Curry ishin më të mirë te Golden State, duke realizuar 29 pikë, përkatësisht katër më pak i pati snajperisti Curry. Te Magic më të mirë me nga 13 pikë secili ishin Elfrid Payton dhe Jeff Green.

Pas kësaj, Cavaliers zë vendin e parë në Konferencën Lindore ndërsa Golden State udhëheq tabelën e Konferencës Perëndimore. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
Toronto 102-123 Oklahoma

Atlanta 91-103 Memphis

New York 110-121 Brooklyn

Denveri 129-114 L.A.Clippers

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)