LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Do të avancohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Carovska: Do të avancohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Vendosja e asistentëve personal për personat me nevoja të veçanta, realizimi i të drejtës së kujdesit për të tjerët, kujdes për të tjerët të marrin edhe personat me aftësi mesatare, heqje e mendimit të konsiliumit për kujdes për të tjerët, kompensim për orar të shkurtuar të punës dhe vazhdim i detyrës zyrtare të shtesës së veçantë për fëmijë me diagnozë të përhershme janë risitë që i parashikojnë ndryshimet në ligjet për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve në të cilat punon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Për ndryshimet, me të cilat duhet të përparojnë të drejtat e këtyre personave dhe të largohet barrierat për realizimin e tyre, ministrja Mila Carovska sot bisedoi me përfaqësuesit e shoqatave civile nga kjo sferë, prindërit dhe shfrytëzuesit e këtyre të drejtave, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Carovska shtoi se ndryshimet parashohin edhe në atë që e drejta e kujdesit për të tjerët, verbërim, mobilitet ose shurdhësi do të realizohet pa dallim të të ardhurave të tyre mujore, diçka që deri më tani nuk ju është shkurtuar.

“Edhe pse ato janë të drejta si kompensim për invaliditetin e tyre, në pajtim me Kushtetutën kjo deri më tani ishte e lidhur me të ardhurat. Parashihet edhe e drejta e kujdesit për të tjerët edhe për personat me aftësi mesatare dhe ajo për të gjitha kategoritë do të realizohet pa mendim të konsiliumit”, tha Carovska.

Në pajtim me këto ndryshime kompensimi për orarin e shkurtuar të punës, prindërit me fëmijë dhe persona me aftësi të veçanta do të mund ta realizojnë edhe pas moshës së tyre 26 vjeçare, për dallim deri më tani.

Është paraparë që edhe qendrat për politikë sociale sipas detyrës zyrtare ta vazhdojnë shtesën e veçantë për fëmijë me diagnozë të përhershme, gjegjësisht në raste kur nuk mund të ketë përparim në gjendjen e tyre shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori