LAJMI I FUNDIT:

Carovska: MPPS po përgatit ligj për ndërmarrësi sociale

Carovska: MPPS po përgatit ligj për ndërmarrësi sociale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, informoi se ministria që ajo drejton po përgatit propozim-tekst për Ligjin për ndërmarrësi sociale, për të cilin edhe do të ketë debat publik me qëllim që siç tha, të ketë sugjerime, vërejtje nga sektori joqeveritar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Si ministre kam trashëguar disa nivele të tekstit të përpunuar të ligjit me forma të ndryshme të ofertave. Ligji për mbrojtje sociale e ofron këtë dhe me ndërmarrësitë sociale do të fitojmë mundësi që edhe personat me nevoja të veçanta të trajonhen në fusha të ndryshme”, tha Carovska.

Ajo shtoi se një numër i madh i organizatave kanë treguar sukses në zhvillimin e ndërmarrësisë sociale, me çka theksoi shembullin e shoqatës qytetare “Pokrov” e cila ka arritur të realizojë komunë të veçantë në Strumicë për rehabilitim të personave të varur nga droga, alkooli dhe boxhozi./Telegrafi/