LAJMI I FUNDIT:

Camila Barazza shtatzënë?! (Foto)

Camila Barazza shtatzënë?! (Foto)

Argjentinasja Camila Barraza vitin e kaluar mori rrugën drejt Kosovës, ku do të paraqitje në spektaklin “Miss Kosova”, me ç’rast do të kurorëzohej edhe “Mbretëresha e mbrëmjes”.

Duket se “Miss Kosova” e ka gjetur shumë mirë veten në Kosovë, shtet në të cilin ka vendosur tashmë të jetojë.


Argjentinasja "Miss Universe Kosova" po shijon pushimet në Mal të Zi (Foto)
Lexo po ashtu Argjentinasja "Miss Universe Kosova" po shijon pushimet në Mal të Zi (Foto)

Me muaj të tërë, Barraza nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, megjithatë një fotografi e publikuar së fundmi në Instagram, ka bërë që ajo të bie në fokus të media.

Në imazhet e fundit, Camila shfaqet në një fotografi me bark të fryrë, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë “Duket bukur në mua apo jo?”.

Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Në fakt, gjithçka në këtë fotografi është një modifikim, megjithatë ka mjaftuar që rë zgjohet pluhur te ndjekësit e saj, dhe të parashtrojnë pyetjen nëse ajo është shtatzënë apo jo?

Një lajm i tillë, mund edhe të mos jetë larg, pasi tash e një kohë ajo është në lidhje dashurie me një Haris Çoçajn nga Prishtina. /Telegrafi/