LAJMI I FUNDIT:

Calderon: Do të largohet edhe Ronaldo

Calderon: Do të largohet edhe Ronaldo

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, beson se Cristiano Ronaldo mund të shitet këtë verë, me Mancehster United dhe PSG të interesuar për lojtarin.

“Në fund të sezonit Cristiano Ronaldo do të ketë dy vite të mbetura në kontratën e tij. Në vitet e fundit të marrëveshjes ju duhet ta rinovoni kontratën ose ta shitni lojtarin, përndryshe nuk ka vlerë për klubin”.

“Mendoj se Ronlado ka refuzuar shansin për të biseduar për një marrëveshje të re, pasi në fund të vitit, ai do të presë dhe do të shohë se si duket e ardhmja e tij te Real Madridit”.


“Çfarë do të ndodhë në fund të kontratës? Nuk e di. Do të më pëlqente ai të qëndrojë. Ai po ia del shumë mirë te Real Madidi, ai luan në mënyrë fantastike dhe është pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës”, ka thënë Calderon për talkSPORT. /Telegrafi/