LAJMI I FUNDIT:

Çala (Ektima ngjitëse) tek kafshët

Çala (Ektima ngjitëse) tek kafshët

Çala është një sëmundje infektive me zhvillim të ngadalshëm, e cila shfaqet me prekjen e thundrës, të muskujve dhe/ose indeve prapa thundrës, të shputës dhe në thellësi prek kërcet, artikulacionin dhe kockën. Nga kjo sëmundje preken të gjitha kafshët, por më tepër dhentë.

Shkaktari i sëmundjes është bacilli Necrophorum, i cili gjendet në aparatin tretës të kafshëve të shëndosha dhe del me fekalet në mjedisin e jashtëm.

Burimet e infeksionit
Burim parësor i infeksionit janë kafshët e sëmura, të cilat ndotin ambientin, kullotat, ushqimin dhe ujin. Burime të tjera janë: kullotja e dhenve dhe e dhive në vende moçalore dhe me lagështi, stallat me lagështirë dhe pa shtresë të cilat i mbajnë thundrat në gjendje të zbutur, kujdesi i pamjaftueshëm për mirëmbajtjen e thundrave, nxjerrja dhenve herët në mëngjes në kullotë me vesë, etj. Si rrugë hyrjeje të bacilit shërbejnë plagët e thundrave.

Shenjat klinike
Shenja e parë e sëmundjes është çalimi në një këmbë dhe kur preken të dy këmbë te para, ecja është shumë e vështirë. Kafsha i heq këmbët zvarrë. Në thundër vëmë re një ënjtje, e cila është e ngrohtë, që dhemb dhe përmban qelb si gjalpë i prishur. Në vazhdim të sëmundjes shkaktari futet në thellësi duke prekur artikulacionet dhe kockën, gjë që më në fund sjell rënien e thundrës. Në kecat dhe qengjat, sëmundja lokalizohet në buzë dhe rreth vrimave të hundës, ku formohen kokrriza të zeza si bizele, të cilat vështirësojnë marrjen e ushqimit dhe frymëmarrjen, për pasojë kafsha dobësohet dhe ngordh.

Mjekimi
Në fillim pastrohet thundra nga indet e vdekura, të cilat mblidhen dhe digjen. Këmba lahet dhe pastaj bëhet mjekimi me solucion gurë-kali10%, duke mbajtur këmbën brenda në tretësirë për disa minuta, më pas pudroset me jodoform dhe fashohet. Kurse te qengjat dhe kecat bëhet pastrimi i pjesëve të vdekura dhe lyhet me solucion blumetilen, shkruan fermaime.

Masat parandaluese
Për të mbrojtur kafshët e shëndosha nga sëmundja e çalë s’duhet që t’i trajtojmë dhe t’i ushqejmë mirë në periudhën e dimrit. Para vathës ose në hyrje të stallës të ndërtohen vaska, për dezinfektimin e thundrave, të cilat mbushen me tretësirë gurë-kali5-10% ose kreolinë 2-5%. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori