LAJMI I FUNDIT:

Çaji i zi mund të parandalojë krijimin e diabetit të tipit 2

Çaji i zi mund të parandalojë krijimin e diabetit të tipit 2

Shkencëtarët zviceranë kanë zbuluar se si ekziston lidhje në mes konsumimit të çajit të zi dhe reduktimit të rrezikut nga krijimi i diabetit të tipit 2.

Diabeti i tipit 2 është duke u bërë gjithnjë e më i shpeshtë, ndërsa ekspertët rekomandojnë që nëse nuk ndryshohen shprehitë e njerëzve, numri i personave që vuajnë nga diabeti deri në vitin 2030 do të jetë madje 900 milionë dhe atë nëpër gjithë botën.

Shkencëtarët kanë konstatuar që në vendet, ku përqindja e përdorimit të çajit të zi është më e lartë, përqindja e njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2 është më e vogël.
Në Irlandë, Turqi dhe Britani të Madhe përqindja e konsumimit të çajit të zi është më e lartë, derisa më e ulëta në Korenë Jugore, Brazil dhe Kinë.

Udhëheqësi i hulumtimit, Dr. Arial Beresniak ka deklaruar se si ekziston lidhje në mes konsumimit të çajit të zi dhe reduktimit të rrezikut nga krijimi i diabetit të tipit 2, por gjithsesi është nevojshme që të vazhdojnë hulumtimet.

Hulumtimi ka treguar që efekt të mirë kanë çaji i gjelbër dhe i bardhë, por që çaji i zi është më së shumti efikas për shkak të procesit të prodhimit. Kështu çaji i zi është më mirë i fermentuar dhe f1avonoidet e thjeshta (katehinet) i ndryshon në komponime komplekse të cilat quhen teaflavinë dhe tearubiginë. Për këto komponime konsiderohet që reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit dhe ngadalësojnë përhapjen qelizave të kancerit.

Edhe pse hulumtimi duhet të vazhdohet, shkencëtarë gjithsesi rekomandojnë konsumimin e të gjitha llojeve të çajit, dhe në veçanti çajit të zi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori