0Shares

Në modelin CT6 që lansohet në shtator, do të jetë i integruar sistemi i veçantë i vozitjes, ku shoferi nuk ka nevojë t’i mbajë duart në timon.

Automjeti do të drejtohet vetëm në raste të nevojshme, derisa tërë kohës kontrollohet nga sistemi i kamerave dhe radarëve.

Shoferi do të kontrollojë shpejtësinë dhe frenat, ndërsa shumicën e rrugës do t’i ketë duart e lira për të kryer veprimtari tjera.

Megjithëse ky Cadillac lansohet vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, pritet që të përfshihet më vonë edhe në vende tjera.

Mirëpo, ky sistem gjysmë autonom i vozitjes, do të vendoset edhe te modelet tjera, ndërsa konsiderohet se është shumë efikas kur shoferi ka nevojë të përdorë telefonin. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)