LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Rugova e Haraqija kontribuan shumë në bërjen e numrave

Bytyqi: Rugova e Haraqija kontribuan shumë në bërjen e numrave

Veli Bytyqi nga koalicioni PAN pati fjalë të mira për Ukë Rugovën dhe Astrit Haraqinë nga LDK, për të cilët tha se kanë kontribuar shumë për përafrim dhe bërje të numrave.

Ai poashtu mohoi të ketë pasur presion ndaj deputetëve të koalicionit LAA duke thënë se po të ndodhte një gjë e tillë atëherë do të merrej vesh.

Bytyqi tha se nëse do të kishte presion atëherë kjo do të bëhej publike sepse, sipas tij, Kosova dhe Prishtina janë të vogla dhe ka paparacë gjithandej.

“Asnjë nuk ka dalë të thotë se i është bërë presion”.

Më pas ai foli për Ukë Rugovën dhe Astrit Haraqinë të cilët i vlerësoi për kontributin e tyre të dhënë në bërjen e disa numrave.

“Ukë Rugova dhe Astrit Haraqija, në rolin e tyre, kanë kontribuar mjaft shumë për t’u përafruar dhe për t’i bërë disa numra”, tha Bytyqi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“I përgëzoj që i kanë bërë disa numra”.

“Nuk është marre të angazhohen për t’i mbushur mend që duhet ardhur, sepse Isa Mustafa nuk bën më”.

Ai për Rugovën dhe Haraqinë tha se janë përfaqësues të hershëm të LDK-së dhe njerëz që, sipas tij, kanë punuar në institucione dhe i kanë kontribuar këtij vendi.

“LDK ka qenë dikur më mirë se që është sot”, tha Bytyqi duke thënë se këta dy kanë kontribuar në LDK-në e atëhershme dhe jo kësaj që është sot.

Tutje, ai tha se koalicioni PAN i ka numrat, është komod, dhe se do ta bëjë qeverinë pasi që, sipas tij, Ramush Haradinaj është i gatshëm që t’i shërbejë këtij vendi pasi që ka koncept dhe program.

“Nuk dua që në krye të qeverisë të vie një tuc”, tha Bytyqi, duke shtuar se nuk dëshiron që në pushtet të vie një njeri që nuk ka guxim që t’i lëvizë proceset.

Ai u shpreh i bindur se Qeveria Haradinaj do të zgjidhë problemet e mbetura pezull nga ato që ai i quajti periudha të këqija të këtij vendi, dhe se ai do t’i zhbllokojë të gjitha proceset e mbetura pezull për interesa meskine.

Në fund, ai shtoi se Ramush Haradinaj ka qenë pjesë e sakrificës së këtij vendi.

“Isa Mustafa e disa njerëz në LDK as më të vetmen sakrificë për këtë vend nuk e kanë bërë”, shtoi ai. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori