0Shares

Përbërësit:

– 500 g kore të gatshme,
– 650 g mish të bluar,
– Një qepë,
– 5 vezë,
– 400 ml ajkë,
– 500 ml ujë mineral,
– Kripë,
– Piper

Përgatitja:

1. Në vaj të nxehtë fërgoni qepën e grirë imët dhe shtoni kripën dhe piperin. Pasi mëlmesa të lëshojë aromën, ndërkaq qepa të marrë ngjyrën mirë, filloni me përgatitjen e byrekut.

2. Lyeni me yndyrë tepsinë, ndërkaq byrekun përgatiteni në tavolinë. Vendosni një herë një shtresë të koreve, pastaj një shtresë mish dhe vazhdoni derisa të shpenzoni koret dhe mishin e grirë. Bëni byrekun në formë rolesh sipas dëshirës dhe vendoseni në tepsi për pjekje.

3. Ndërkohë tundni vezët, ajkën, pak kripë dhe ujë, derdheni sipër byrekut dhe piqeni 40 minuta në 180 gradë celsius. Shërbejeni të ngrohtë me jogurt apo kos. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)