LAJMI I FUNDIT:

Buzë mermeri, trend i ri që e ka vërshuar Instagramin

Buzë mermeri, trend i ri që e ka vërshuar Instagramin

Këtë pranverë larat interesante janë në modë. Nëse ju ka pëlqyer trendi i vitit të kaluar trupi si mermer, këtij trendi të ri të grimit me siguri nuk do t’i rezistoni.

Buzë mermeri shihen gjithkah, në të gjitha rrjetet. Disa mjeshtër grimi kanë përdorur ngjyrën e bardhë si bazë dhe të hirtën për lara mermer, dhe të gjitha janë “të thurura” me penj.


Të tjerët kanë praktikuar ngjyra diç më të gjalla, siç janë tirkiz dhe vjollcë, transmeton Telegrafi.

Mbase do t’ju duket e komplikuar, mirëpo vërtet është shumë e thjeshtë.

Zgjidhni ngjyrën bazë, pastaj qitni ngjyrën tjetër në disa vende, me brushë të butë.

Mund të përdorni edhe më shumë ngjyra dhe të kombinoni me lapsa ngjyrë të artë dhe të argjendtë, çlirojeni imagjinatën.

/Telegrafi/