LAJMI I FUNDIT:

Butrint Imeri flet për projektin e ri “Mona Lisa”, dedikimin misterioz frymëzuar nga piktura e famshme (Foto/Video)

Butrint Imeri flet për projektin e ri “Mona Lisa”, dedikimin misterioz frymëzuar nga piktura e famshme (Foto/Video)

Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka përgatitur projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Mona Lisa”.

Një këngë pranverore dhe ritmike, e cila që nga titulli duket se do të jetë e veçantë, do ta sjell më në formë se asnjëherë këngëtarin Imeri.


Butrint Imeri së shpejti me këngë të re (Foto)
Lexo po ashtu Butrint Imeri së shpejti me këngë të re (Foto)

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Butrinti rrëfen detajet e këtij projekti, i cili mesa duket njashtu si piktura e famshme “Mona Lisa” fsheh brenda tij një mister.

“Projekti im i ri mban titullin “Mona Lisa”, pasi është një dedikim misterioz sikurse vet piktura “Mona Lisa” që njihet si pikturë misterioze, deri sa flet për një femër me tipare të Mona Lisës. Muzikën e ka realizuar Alban Telaku, ndërsa tekstin e kam shkruar në bashkëpunim me Gjikon, e dedikimi mbetet misterioz”, tha ai për Telegrafin.

Në vazhdimin e bisedës, këngëtari tregoi edhe për klipin, i cili është xhiruar jashtë vendit, ndërsa veçantia e tij mbështetet në ekstravagancën e stilit të këngëtarit..

“Klipi është realizuar në Itali, në një vilë luksoze në Firence, ndërsa e veçanta e këtij klipi është pjesëmarrja e orës premium, U-BOAT”, shtoi më tej këngëtari.

Butrint Imeri mjaft ekstravagant në klipin e ri “Mona Lisa”. (Foto nga xhirimet)

Ndërsa, i pyetur për projektet e reja pas “Mona Lisës” që pritet të vijnë në muajt e nxehtë, Butrinti u shpreh duke treguar se do të ketë hiç më pak se dy projekte të reja në verë.

“Deri verës do të jenë edhe dy projekte tjera, një bashkëpunim dhe një solo, pa dyshim projekte të mëdha”, përfundoi Butrint Imeri për Telegrafin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë data e lansimit të projektit “Mona Lista” është 29 prill (e shtunë), ndërsa Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit.

Edhe këtë herë, ai do të shfaqet mjaft me stil, teksa të shtunën do të zbulojë se kush është “Mona Lisa” e projektit të tij të ri. /Telegrafi/

Butrint Imeri në klipin e ri “Mona Lisa”. (Foto ekskluzive nga xhirimet)

Traileri i klipit:

E shtunë, ora 18:00: MONA LISA __ Directed by @Valon.Aziri Published by @AVDdigital

A post shared by BUTRINT IMERI (@butrint_official) on Apr 27, 2017 at 11:25am PDT

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori