LAJMI I FUNDIT:

Bushi publikon listën e lojtarëve të Kombëtares U-21

Bushi publikon listën e lojtarëve të Kombëtares U-21

Trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka publikuar ditën e sotme listën e tij të parë të grumbullimit të kuqezinjve.

Në një konferencë për mediat, Bushi theksoi se lista përbëhet nga shumë emra të rinj pasi vetëm 4-5 lojtarë janë të ekzistues të ekipit të mëparshëm.


“Unë kam një ide për listën por pas grumbullimit do të formoj listën akoma edhe më të qartë. 4-5 lojtarë janë të pjesës së vjetër, jemi në një fazë që do të ndërtojmë boshtin e ekipit”, u shpreh Bushi.

Nga data 18-25 janar, Bushi do të grumbullojë lojtarët për t’i vëzhguar nga afër dhe më pas të planifikojë ekipin për kualifikueset e ardhshme.

LISTA:

Elhan Kastrati – Teuta (Shqipëri)
Mario Dajsinani – Partizani (Shqipëri)
Bardhec Bytyqi – Aalborg (Danimarkë)
Idriz Voca – Luzern (Zvicër)
Laurant Sadiku – Young Boys (Zvicër)
Arlind Amidi – Altak (Austri)
Ymer Shaba – Dinamo (Shqipëri)
Leonardo Maloku – Peskaca (Itali)
Alfred Ajdarevic – Orebro (Suedi)
Fabio Sakaj – Modena (Itali)
Amarildo Gjoka – Kortrijk (Belgjikë)
Olgert Merkaj – Sampdoria (Itali)
Romeo Shahinas – Racing Roma (Itali)
Heroid Gjoshi – Will (Zvicër)
Frederiko Zenuni – Tutokuoio (Itali)
Sherif Kallaku – Cremonese (Itali)
Ardit Deliu – RNK Split (Kroaci)
Ermir Sahiti – Rabotniçki (Maqedoni)
Arjan Kabashi – Elfsborg (Suedi)
Valdrin Mustafa – Kaiserslauten (Gjermani)
Çlirim Shabani – Luzern (Zvicër)