LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Provokimet e Serbisë nuk i shërbejnë bashkëpunimit rajonal

Bushati: Provokimet e Serbisë nuk i shërbejnë bashkëpunimit rajonal

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka reaguar të hënën pas deklaratave të fundit të udhëheqësve serb, duke thënë se provokimet destabilizuese dhe fantazitë teatrale të udhëheqësve të Serbisë janë irrituese dhe shumë larg pritshmërive për një vend kandidat, i porsa ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai në një postimin  në rrjetin social Facebook shkruan se në përvjetorin e masakrës së kryer nga Serbia në Reçak promovimi me kokëfortësi i agresionit është krejt i papërgjegjshëm dhe nuk i shërben aspak klimës së domosdoshme të bashkëpunimit rajonal


Lexoni të plotë postimin e Bushatit në Facebook:

“Fillimi i 2017 nuk ka qenë i mbarë për Evropën Juglindore. Provokimet destabilizuese dhe fantazitë teatrale të udhëheqësve të Serbisë janë irrituese dhe shumë larg pritshmërive për një vend kandidat, i porsa ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE”.

“Në përvjetorin e masakrës së kryer nga Serbia në #Reçak #Kosovë, promovimi me kokëfortësi i agresionit është krejt i papërgjegjshëm dhe nuk i shërben aspak klimës së domosdoshme të bashkëpunimit rajonal”.

“Kërcënimet dhe tonet e larta duhet të ulen pasi rikthimi i trenit të së shkuarës nuk të shpie askund”. /Telegrafi/