LAJMI I FUNDIT:

Bursa të Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit Sheffield, Kolegji CITY, për studentët nga Kosova

Bursa të Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit Sheffield, Kolegji CITY, për studentët nga Kosova

Universiteti Sheffieldit është një universitet britanik i vendosur në Sheffield, Angli, i renditur në Top 100 Universitetet me te mira në botë dhe në mesin Top 10 Universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar për hulumtime. Sipas QS World Universities 2018 ajo renditet e 82-ta në botë dhe e 26-ta në Evropë.

Është një institucion i udhëhequr nga hulumtuesit, me një reputacion botëror për cilësi te larte. Sheffield ka gjashtë fitues të Çmimit Nobel midis ish stafit dhe studentëve. Universiteti i Sheffieldit ka 6 fakultete akademike. Pesë fakultete janë në Angli dhe një fakultet, që është Fakulteti Ndërkombëtar – Kolegji CITY, është jashtë shtetit, në Selanik, Greqi.

Bursa të Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield, Kolegji CITY, për studentët nga Kosova
Lexo po ashtu Bursa të Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit të Sheffield, Kolegji CITY, për studentët nga Kosova

Fakulteti Ndërkombëtar përbëhet nga katër departamente akademike – Departamenti i Administrimit të Biznesit dhe Ekonomisë, Departamenti i Psikologjisë, Departamenti i Shkencave Kompjuterike dhe Departamenti i Studimeve Angleze – dhe ofron një gamë të gjerë programesh universitare dhe pasuniversitare në anglisht në disiplinat e Studimeve të Biznesit, Psikologjisë, Shkencave Kompjuterike dhe Gjuhe Angleze.

Fakulteti Ndërkombëtar ka një komunitet të fortë alumni në Kosovë me një rrjet prej më shumë se 250 alumni. Të diplomuarit nga Kosova nga Universiteti Sheffield, i përbehen nga me shume se 135.000 alumni në të gjithë botën. Të diplomuarit kosovarë të Fakultetit Ndërkombëtar të Universitetit Sheffield kanë arritur suksese në një sërë fushash dhe kanë arritur arritje të mëdha në biznes, qeveri, sport, shëndetësi, media, arsim, bankë, telekomunikacion dhe komunitet.

Bursat për studentët nga Kosova

Bachelors – Masters – MBA Ekzekutiv

Fakulteti Ndërkombëtar i Universitetit të Sheffield-it, Kolegji CITY në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, ofron gjashtëdhjetë e dy (62) bursa për studentët nga Kosova për Bachelor, Master (me orar të plotë), MBA (me orar jo te plote ) Doktorature (studime me orar të plotë / me orar jo te plote) për vitin akademik: 2017-2018. Nën këtë iniciativë, Kolegji Ndërkombëtar i Fakultetit të CITY synon të mbështesë studentët e shkelqyer të cilët dëshirojnë të studiojnë në Selanik të Greqisë dhe të ndjekin një diplomë të pranuar globalisht nga Universiteti i Sheffield.

Afatet e Aplikimit

E martë, 27 qershor 2017 për programet Bachelor dhe Master

E hënë, 03 korrik 2017 për Studime te Doktoratures

Kandidatët e interesuar për aplikim për bursa mund të vizitojnë www.citycollege.sheffield.eu për më shumë informacion ose kontaktoni zyren perfaqesuese te Universitetit të Sheffield në Kosovë, në 049 422 424 ose në kosovo@city.academic.gr. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i

Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron

Edil Project
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Kritikat për kontratat njëburimore, Aliu: Është vetëm një, nuk e kam problem hetimin

Ekonomi
​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

​S’ka kuorum, dështon themelimi i Komisionit hetimor për kontratat njëburimore

Ekonomi
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori