LAJMI I FUNDIT:

Burrë e grua, pjesë e “skuadrës së vdekjes”: Marrin nga 100 dollarë për vrasjen e çdo shpërndarësi droge në Filipine

Burrë e grua, pjesë e “skuadrës së vdekjes”: Marrin nga 100 dollarë për vrasjen e çdo shpërndarësi droge në Filipine

Filipine prej javësh është në qendër të lajmeve në mediat botërore.

Kjo, pasi presidenti i këtij vendi ka urdhëruar vrasjen e çdo trafikanti dhe përdoruesi droge.


Deri më tani janë ekzekutuar në rrugë, mijëra persona. Por, vrasjet nuk kryhen vetëm nga shteti.

Në Filipine janë krijuar edhe ato që njihen si skuadrat e vdekjes, që përbëhen nga qytetarë të thjeshtë.

Këto skuadra kanë vrarë rreth 800 persona. Pjesë e këtyre skuadrave janë edhe qifti bashkëshortor i identifikuar si Ace dhe Sheila, të cilët kanë rrëfyer se si funksionon skema e ekzekutimeve.

Ata shprehen se fitojnë 100 dollarë për çdo vrasje. Një shifër që I ndihmon të mbijetojnë, duke qenë se paga mesatare në Filipine është 380 dollarë në muaj.

Çifti bashkëshortorë thonë se marrin foton dhe emrin e person që duhet të vrasin, nga një polic i njohur.

Ekzekutimi duhet të kryhet brenda tre ditëve, ndërkohë që rregulli kryesor është se ata nuk duhet ta bëjnë kurrë pyetje.

Dyshja thonë se ndjehen fajtorë për vrasjet, transmeton tema.

“Kur shkon në shpi dhe sheh fëmijët, ndjehesh fajtore”, thotë Sheila.

Por, ata nuk heqin dot dorë, për shkak se duan të mbijetojnë, por edhe nga frika se mund t’I ekzekutojnë, nëse nuk iu binden më urdhrave.