0Shares

Studimi i bërë nga Universiteti Peking, ka zbuluar se meshkujt me mbipeshë dhe obez, kanë mundësi më të mëdha, të bëhen me djem.

Në hulumtimin e botuar në zhurnalin për fertilitet dhe sterilitet, janë studiuar 8.500 çifte, të cilët i janë nënshtruar tretmanit për fekondim artificial, transmeton Telegrafi.

Përderisa meshkujt e hollë, janë bërë baba të 611 meshkujve dhe 569 vajzave, meshkujt me mbipeshë dhe ata obez, janë bërë prindër të 27 për qind të djemve.

“Ky hulumtim është në fazat fillestare dhe ende nuk ka ndonjë fakt të definuar” thuhet lidhur me këtë hulumtim.

“Ende është herët, andaj meshkujt e hollë, mos të vrapojnë tek ëmbëlsirat, po që se duan të kenë djalë”. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)