LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Fajtori jam unë, fitorja e parë vjen në vjeshtë

Bunjaku: Fajtori jam unë, fitorja e parë vjen në vjeshtë
Albert Bunjaki sa ishte përzgjedhës i Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, ka analizuar humbjen 4:1 ndaj Turqisë, ndeshje e luajtur në Shkodër.

“Mendoj që ka qenë 11-shja më e mirë. Hera e parë që luajtëm me 5-4-1, ishim të detyruar, pasi anësorët debutonin me ne”, ka thënë fillimisht Bunjaku.


“Edhe lëndimi i Ujkanit dhe Berishës ndikon. Pjesa e parë ishte e mirë, ka elemente të mira, kem disa kombinime, disa gjysmë-raste dhe raste. Goli vjen në momentin e duhur tonin. Ndoshta është herët mund ta mundim Turqinë”, përcjell Telegrafi.

Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia (Video)
Lexo po ashtu Kosova mposhtet me rezultat të thellë nga Turqia (Video)

“E dinim se fuqia e Turqisë vjen në krahë, prandaj u munduam të mbrohemi më mirë. Ka elemente që angazhimi nuk ka munguar. Valoni sot ka vrapuar më së shumti në fushë. Mirëpo, në total, Turqia është kombëtare me kualitet më të lartë. Duhet durim, duhet kohë, fitorja e parë do të vjen gjatë vjeshtës”.

I pyetur se kush do ta marrë përgjegjësinë e humbjes ai shtoi.

“Duhet ta marrim të gjithë. Nëse duhet ta marrë dikush, e marrë unë. Është herët, kemi ende probleme me dokumentacione të lojtarëve, me fusha, etj”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/