LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku bart presionin te Islanda, aludon se Besart Berisha mund të jetë titullar

Bunjaku bart presionin te Islanda, aludon se Besart Berisha mund të jetë titullar
Albert Bunjaki sa ishte përzgjedhës i Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaku, është siguruar që të bartë presionin te kombëtarja e Islandës në konferencën për shtyp para duelit që zhvillohet të premtën mbrëma.

Ishte trajneri i Islandës ai që tha se gjasat në takimin e të premtës janë 50-50, por trajneri i Kosovës është kujdesur që të bart presionin sërish te Islanda, duke thënë se ata janë super favoritë në këtë duel.
Bunjaku ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e Islandës, transmeton Telegrafi.

Moment nga konferenca, Foto: Telegrafi

“Kam pasur rastin të takoj trajnerin e Islandës, ata janë mjaft modest dhe profesional. Me të vërtet që kanë bërë punë të mirë. Ata s’janë vetëm befasi, ata janë shembull për kombëtaret më të vogla. Normalisht me eliminimin apo performancën që ka pasur në kampionat evropian, janë shumë superiorë. Por, në futboll gjithmonë është mundësia për befasi. Edhe Kosova ka ngritje nga ndeshja në ndeshje. Kështu që mund të befasojmë, dhashtë zoti të jetë kjo ndeshje ku mund të befasojmë”, tha Bunjaku kur u pyet për komentet e trajnerit islandez.

Asgje s'na ndale ta bejme befasine, thote Bunjaku
Lexo po ashtu Asgje s'na ndale ta bejme befasine, thote Bunjaku

Më tej ai cilësoi si të rëndësishme ardhjet në ekip të Besart Berishës, Atdhe Nuhiut dhe Donis Avdijajt.

“Ardhja e Besart Berishës, ardhja e Donis Avdijajt, ardhja e Atdhe Nuhiut natyrisht se shton konkurrencën në sulm. Dhe, për një trajner kjo gjithonë jep mundësinë që të luaj me dy sulmues në zonë. Këtë komoditet nuk e kam pasur më herët, që të kombinoj sulmuesit dhe për të shfrytëzuar konkurrencën në sulm”, shtoi ai.

Deklarata e Ujkanit para ndeshjes
Lexo po ashtu Deklarata e Ujkanit para ndeshjes

Teksa foli për Besart Berishën, ai kërkoi të largohet presioni prej tyre, edhe pse aludoi se ai mund të startojë në këtë takim dhe të luaj kur tha se do të gëzohej nëse ai do të shënonte.

“Mirëpo mendoj se nuk duhet t’i japim presion sulmuesve si Besit dhe të tjerëve sepse na duhet kohë jemi ekip i ri dhe po ngritemi. Isha gëzuar shumë nëse Besarti shënon, nëse ai luan”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës.

Kosova luan ndaj Islandës të premtën nga ora 20:45 në Loro Borici të Shkodrës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori