LAJMI I FUNDIT:

Bunjaki flet për situatën para ndeshjes me Turqinë, lëndimin e Ujkanit, Besart Berishën e ardhjet e reja

Bunjaki flet për situatën para ndeshjes me Turqinë, lëndimin e Ujkanit, Besart Berishën e ardhjet e reja

Albert Bunjaki është duke i bërë të gjitha analizat për ndeshjen e 11 qershorit me Turqinë.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës po mendon edhe për lojtarët që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen kualifikuese për “Botërorin 2018”.


Trajneri kosovar pret që në ndeshjen me turqit të ketë prurje të reja.

Më së shumti i intereson Florent Hadërgjonaj, i cili deri më tash nuk ka qenë i gatshëm të luajë për Kosovën, me arsyetimin se dëshiron të jetë i fokusuar 100 për qind tek ekipi i tij në Gjermani.

Sidoqoftë, për mbrojtësin e djathtë kosovar, i rritur në Zvicër, qershori mund të jetë treni i fundit pasi më arsye nuk ka.

“Unë personalisht do ta kontaktoj Florent Hadërgjonajn, ngase është momenti që ai ta marrë vendimin”, shprehet Bunjaki për “Zërin”.

Një tjetër lojtar të rëndësishëm pritet t’i kthehet Kosovës. “Për ndeshjen me Turqinë kthehet edhe Enis Alushi”, shton ai.

E pret edhe Sadikun

Loret Sadiku është bërë një çështje. Futbollisti kosovar nuk ka marrë ende përgjigje nga UEFA dhe Bunjaki shpreson ta ketë në dispozicion në duelin me turqit, pasi e konsideron si zemrën e mbrojtjes së Kosovës.

“Jemi akoma të bllokuar në çështjen e Loret Sadikut, i cili është njëri nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes”, thotë Bunjaki.

Po Besart Berisha?

Besart Berisha e zhvilloi ndeshjen e parë për Kosovën në duel me Islandën në muajin mars, por në konferencë për shtyp nuk kishte garantuar se do të luante gjatë për Verdhekaltrit.

A do të jetë sulmuesi i Melbourne Victoryt në ndeshjen me Turqinë?

“Do të bisedoj edhe një herë me të shumë shpejt, por sa kam informatë ai do të jetë në Gjermani tek familjarët gjatë verës dhe kjo e lehtëson shumë punën për ne”, nënvizoi Bunjaki.

Ujkani, i lënduar

Kapiteni Samir Ujkani momentalisht është i lënduar. Por, ky fakt nuk e shqetëson shumë trajnerin Bunjaki, i cili beson se do ta ketë në dispozicion portierin titullar për muajin që vjen.

“Kam kontakt të vazhdueshëm me Samirin. Është fjala për një lëndim që do rehabilitim diku 40 ditë, më konkretisht një ditë para lojës. Pra, ai pritet të kthehet, por jemi duke i shikuar të gjitha mundësitë që rehabilitimi të jetë edhe më i shpejtë që ai të jetë gati për ndeshjen me Turqinë”, përfundoi Bunjaki.

Bunjaki vjen nesër në Kosovë

Përzgjedhësi Albert Bunjaku do të jetë në Kosovës prej 11 majit. Ai do të mbajë takime me përzgjedhësit e ekipeve përfaqësuese për të biseduar rreth përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Turqisë që do të zhvillohet më 11 qershor.

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre

Bundesliga
Kalo në kategori