LAJMI I FUNDIT:

Bunjaki: Avdijaj, Nuhiu dhe Hadërgjonaj pritet të luajnë kundër Kamerunit dhe Islandës

Bunjaki: Avdijaj, Nuhiu dhe Hadërgjonaj pritet të luajnë kundër Kamerunit dhe Islandës

Kosova pritet të ketë në dispozicion edhe tre futbollistë të tjerë.

Përfaqësuesja kosovare do të takohet në një miqësore me kombëtaren e Kamerunit dhe për kualifikimet e botërorit Islandën.

Albert Bunjaki, trajneri i Kosovës, ka thënë për indeksonline se pritet të ketë në dispozicion edhe Atdhe Nuhiun, Donis Avdiajn si dhe Florent Hadergjonaj.

“Tash jemi në fazën finale, kapitulli i kontunuitetit. 50 për qind e lojtarëve janë të rinj. Jemi duke pritur vetëm tre lojtarë të rinj, ata janë Donis Avdijaj, Atdhe Nuhiu dhe Florent Hadërgjonaj të cilët vetëm do t’i përmbushin dokumentacionet”.

Ai ka konfirmuar se edhe Besart Berisha, sulmuesi i Melbourne Victory, do të jetë i pranishëm në ndeshjet e muajit mars.

“Kam biseduar me Besart Berishën edhe më herët. Është bërë mirë që do të vij për Kosovën. Ai ka karakter fitues, përvojë të mirë. Dhe normal, është shumë i mirëseardhur në kobëtarën tonë një futbollist me përvojë”, tha Bunjaki.

Bunjaki ka folur edhe për ndeshjen e kualifikimet e botërorit dhe sfidën e radhës kundër Islandës.

“Islanda është kundërshtarë i fortë, dihet se çdo trajner lufton për rezultat pozitiv. Por, kemi të bëjmë me një kombëtare të fuqishme siç është Islanda e cila në Kampionatin Evropian doli shumë e suksesshme. Por me rëndësi është se jemi në ngritje të madhe, lojtarët dhe stafi ka fillua me njoftua njëri-tjetrin më mirë”, shtoi trajneri duke përfunduar “I gjithë fokusi nga tash deri më 25 mars është tek Islanda. Mund të ndodh që Kosova të ketë miqësore para Islandës, por më shumë vëmendjen e kam te ndeshja e 24 marsit kundër Islandë”.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori