LAJMI I FUNDIT:

Bugajski: Puna e Parlamentit dhe Qeverisë varet nga ajo se kë do të kërkojë Specialja?!

Bugajski: Puna e Parlamentit dhe Qeverisë varet nga ajo se kë do të kërkojë Specialja?!

Analisti i politikave ndërkombëtare, Janusz Bugajski thotë se Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të fokusohet në integrimin ndërkombëtar të vendit.

“Fillimisht Kosovës i duhet njohja nga të gjitha vendet e NATO-s si shtet për t’u anëtarësuar në Aleancë. Pastaj Kosovës i duhet një ushtri”, ka thënëBugajski.


Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale për Kosovën dhe efektet që sipas tij do t’i ketë në skenën politike të vendit.

“Shpresoj që kjo Gjykatë nuk do ta pengojë funksionimin e Qeverisë dhe parlamentit të ri të Kosovës, por kjo sërish varet se kë do ta kërkojë Gjykata”, tha ai për RTK-në.

Duke folur për ndikimin rus, Bugajski thotë se Rusia është kërcënim i madh për demokracitë perëndimore.