LAJMI I FUNDIT:

Buffon, Messi dhe Ronaldo në garë për ‘Lojtarin e vitit nga UEFA’

Buffon, Messi dhe Ronaldo në garë për ‘Lojtarin e vitit nga UEFA’

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe ai i Barcelonës, Lionel Messi janë dominuar për çmimin si ‘Lojtari më i mirë i vitit nga UEFA”. 

Çmimi që jepet nga UEFA, votohet nga 80 trajnerë dhe 55 gazetarë nga të gjitha shtetet anëtare të Evropës.


Lojtarët do të gjykohen për përfomancën në nivel garash, si në kampionat vendas ashtu edhe nacional.

Buffon dhe Juventus kanë fituar dy trofe këtë sezon, por dështuan në finale të Ligës së Kampionëve.

Treshja në garë

Çmimi do të jepet me 24 gusht në Monaco gjatë shortit për fazën e grupeve.

Messi dhe Ronaldo e kanë fituar nga dy herë më herët këtë çmim.

Luka Modric doli i katërti, ndërsa Toni Kroos i pesti, duke e lënë pas Paulo Dybalan. /Telegrafi/