LAJMI I FUNDIT:

BSH zbret normën e interesit në 3.75%

BSH zbret normën e interesit në 3.75%

Norma bazë e interesit ulet në nivelin minimal historik, duke synuar që të nxisë kredi dhënien. Në një konferencë për shtyp, guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH) Ardian Fullani tha se norma bazë e interesit ulet me 0.25 për qind dhe shkon në 3.75 për qind.

Ky vendim i Bankës së Shqipërisë pritet gjithashtu që të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë në Shqipëri. Ndër të tjera kreu i Bankës Qendrore deklaroi se qeveria duhet të ketë kujdes me huamarrjen.

Sipas Guvernatorit Fullani, ka një përmirësim të konsumit në tremujorin e tretë të vitit, por investimet private vijojnë të mbeten të ulëta, si pasojë edhe e kushteve më të shtrënguara të financimit.


“Ritme të ngjashme të rritjes ekonomike presim edhe në të katërtin. Rritja është mbështetur nga sektori i shërbimeve, industrisë dhe bujqësisë, ndërkohë që puna në sektorin e ndërtimit vijon të tkurret. Kërkesa e brendshme mbetet e plogësht si pasojë e ecurisë të ngadaltë të konsumit dhe për shkak të investimeve të ulta në sektorin privat. 3 mujori i katërt i vitit është karakterizuar nga një ankorim më i mirë i normave të interesit në tregun bankar ndërsa Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare lehtësuese gjatë tre viteve të fundit”, theksoi guvernatori Ardian Fullani. /Telegrafi/