Parashikimet e Bankës së Shqipërisë (BSH) për rritjen ekonomike ngelen pesimiste. Në konferencën e sotme për mediat, pas mbledhjes periodike të Këshillit Mbikëqyrës, Guvernatori Ardian Fullani, tha se kërkesa e brendshme do të vazhdojë të jetë e plogësht, ndërkohë që kontributi nga eksportet do të jetë më i ulët. Këta faktorë përfaqësojnë stimuj të dobët për rritje ekonomike.
Guvernatori Ardian Fullani nuk pati lajme pozitive për të dhënë sa i takon kreditimit të ekonomisë. Megjithëse bankat i kanë mundësitë për ta mbështetur më shumë ekonominë me financim, ato vazhdojnë të jenë të kujdesshme dhe kushtet e huadhënies nga bankat ngelen të shtrënguara.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 3.75 për qind, duke pritur që ulja e muajit Janar të japë efektet e veta. Kërkesa e brendshme e dobët do të bëjë që presioni inflacionit të jetë i ulët dhe Banka e Shqipërisë parashikon me 90 për qind që inflacioni për 12 muajt e ardhshëm të qëndrojë në intervalin 0.8 për qind-3.8 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Diplomatët e shkollës Diaspora Diplomacys vizitojnë Ciao Berto
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin