LAJMI I FUNDIT:

Brushën e dhëmbëve vetë mundeni ta dezinfektoni me një përbërës

Brushën e dhëmbëve vetë mundeni ta dezinfektoni me një përbërës

A e keni ditur që në brusha të dhëmbëve gjenden qindra e mijëra baktere pas vetëm përdorimit të parë?

Madje është edhe numri në të cilin nuk janë përfshirë të gjitha bakteret të cilat brusha e dhëmbëve mbledh nga ajri i banjës.


Shumica e njerëzve e mbajnë brushën e dhëmbëve në lavaman të banjës, në vendin më të papërshtatshëm për ta lënë, transmeton Telegrafi.

Shkaku i kësaj është afërsia e drejtpërdrejtë e guacës së WC-së nga e cila me çdo lëshim uji, në ajër transmetohen numër i pafund bakteresh.

Ndërrimin e brushës stomatologët e rekomandojnë në çdo tre muaj, mirëpo edhe pas shërimit nga viroza, inflamacioni bakterial apo ftohja.

Blerjen e shpeshtë mund ta shmangni nëse vetëm e dezinfektoni.

Për dezinfektim ju nevojiten vetëm këta dy përbërës:

▪ Uthull alkoolike
▪ Gota e qelqtë

Përgatitja:

Qitni disa lugë supe në gotën e qelqtë apo në shishe dhe lëreni brushën e dhëmbëve në lëng.

Lëreni brushën në lëng midis 15 dhe 30 minuta.

Uthulla alkoolike ndryshe përdoret edhe në shtëpi si eliminues i papastërtisë dhe lehtë do t’i mbytë bakteret dhe mikrobet në brushën tuaj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori