LAJMI I FUNDIT:

Brumëra (makarona, jufka) me proshutë dhe kërpudha

Brumëra (makarona, jufka) me proshutë dhe kërpudha

Përbërësit:

– 2 lugë vaj ulliri


– ½ qepe

– 1 thelb hudhre,

– 450 g proshutë,

– 450 g kërpudha të freskëta,

– 1 domate,

– ½ gote verë të zezë,

– 450 g brumëra (makarona, jufka),

– Kripë,

– Piper,

– Djathë

Përgatitja: Në një tavë të madhe ngrohni vajin në temperaturë mesatare. Shtoni qepën dhe fërgoni derisa të marrë ngjyrë ari. Shtoni thelbin e hudhrës dhe fërgojeni edhe një minutë, duke u kujdesur që thelbi i hudhrës të mos digjet.

Forconi zjarrin dhe shtoni proshutën, kërpudhat dhe domaten. Qitni verën dhe zieni derisa vera pothuajse të avullojë në tërësi. Qitni kripën dhe piperin.

Zini brumërat “aldente” dhe përzieni me salcën në tavë. Shërbeni me feta të holla djathi dhe me majdanoz të grirë imët. /Telegrafi/