LAJMI I FUNDIT:

Brukseli mbështet tërësinë e Kosovës

Brukseli mbështet tërësinë e Kosovës

Letrat janë hapur. Në të njëjtën kohë, edhe Brukseli, edhe Beogradi, kanë dalë me qëndrimet e tyre se si do t’i referohen Kosovës në të ardhmen.

Së pari, Komisioni Evropian, në një raport mbi progresin edhe zyrtarisht e ka ndërlidhur rrugën evropiane të Serbisë me Kosovës, gjë që deri tash nuk ka ndodhur. Bashkimin e dy rrugëve në një e kanë cekur shefat e shteteve apo qeverive në Samitin e dhjetorit, me arsyetimin që të dihet saktë se cilat janë kushtet që qëndrojnë para Serbisë.

Qeveria serbe u përgjigj me platformën e fundit, në të cilën theksin e vë në veriun e Kosovës dhe enklavat serbe. Nga Brukseli ende e peshojnë këtë dokument, dhe disa pjesë tashmë janë cekur si të pranueshme. Megjithatë, nuk ka qëndrim final për këtë platformë.


“Qëndrimi ynë është i qartë dhe kjo është theksuar në konkluzionet e Këshillit të Evropës të 11 Dhjetorit”, ka thënë për “Novosti” zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Kocijancic.

Kjo praktikisht do të thotë se Brukseli do të këmbëngulë në tërësinë administrative të Kosovës. Nga platforma serbe do të pranohet gjithçka që është në përputhje me raportin e Komisionit Evropian, duke përfshirë financimin e aktiviteteve të komunitetit serb në Kosovë nga buxheti serb – në një mënyrë transparente.

BE, nga ana tjetër, nuk do të kërkojë nga Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse këtë nuk po e bëjnë as disa shtete të BE-së.

Për Brukselin, në thelb, është e rëndësishme që të mos ketë pengesa për procesin e integrimit të Serbisë dhe Kosovës, të cilat BE i trajton si dy tërësi të veçanta administrative. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori