LAJMI I FUNDIT:

Brukseli kërkon mbështetje të plotë për PSP-në

Brukseli kërkon mbështetje të plotë për PSP-në
????????????????????????????????????

Komisioni Evropian ka reaguar lidhur me obstruksionet që Institucionet shtetërore po i bëjnë Prokurorisë Speciale Publike, posaçërisht DSK-ja. Zëdhënësja e komisionarit për zgjerim Johanes Han, Maja Kociajnçiq përsëriti qëndrimin se, Prokuroria Speciale është një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes politike, transmeton Alsat-M.

BE-ja inkurajon të gjitha trupat e vendit të veprojnë në përputhje me këto angazhime të qarta dhe në respekt të plotë të pozicionit ligjor të PSP-së. Kocijançiq tha se BE-ja nënvizon rëndësinë e të dy përgjegjësive ligjore dhe politike për bërjen dhe përmbajtjen e përgjimeve.


Adresohet edhe sundimi i plotë i ligjit si çelësi kryesor për të kthyer vendin përsëri në rrugën euro-atlantike, si dhe për të rfituar besimin e qytetarëve, porosisin nga Bashkimi Evropian. /Telegrafi/