LAJMI I FUNDIT:

Bruçaj: Bajrami, dita e shpresave të reja

Bruçaj: Bajrami, dita e shpresave të reja

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar gjithë besimtarët musliman Festën e Fitër Bajramit, duke thënë se Fitër Bajrami është dita e unitetit shpirtëror.

Kreu i muslimanëve shqiptar në adresimin me rastin e Festës së Bajramit, tha se kjo festë është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë.


“Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë. Bajrami është dita kur mëritë, hatërmbetjet, dhe smira marrin fund, është dita kur falen gabimet e të tjerëve, është dita e unitetit shpirtëror që pasqyron ripërtëritjen e vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren”, tha Bruçaj.

Duke qenë se nesër në ditën e festës së Fitër Bajramit, Shqipëria mbanë zgjedhjet e përgjithshme, Bruçaj ka ftuar që të gjithë ta përdorin të drejtën e votës, porse pa harruar se të gjithë janë vëllezër dhe pavarësisht rezultatit, Shqipërinë e kanë bashkë, pa dallime politike e fetare.

“Në këtë ditë Bajrami, të gjithë ne do të përdorim të drejtën e votës dhe nuk duhet të harrojmë në asnjë moment që të gjithë jemi vëllezër dhe pavarësisht rezultateve, Shqipërinë e kemi bashkë, pa dallime politike e fetare dhe përgjegjësia për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit bie mbi të gjithë ne. Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij për më shumë paqe, gëzim e harmoni”, u shpreh ai.

Bruçaj ka lutur Allahut t’i mbushë zemrat e besimtarëve musliman me ndjenja të dashurisë, dhembshurisë, respektit dhe mirënjohjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori