LAJMI I FUNDIT:

Brokoli, shpresëdhënës për tipin 2 të diabetit

Brokoli, shpresëdhënës për tipin 2 të diabetit

Prindërit tuaj mund të kenë pasur të drejt për “magjinë” e bronkolit. Një studim i vogël ka lënë të nënkuptojmë se një substancë e cila gjendet në këtë perime të shëndetshme mund t’ju ndihmoj t’i mbani nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak.

Hulumtuesit kanë zbuluar se ekstrakti i substancës, i quajtur sulfofran, i ka ndihmuar pacientët obezë me tipin 2 të diabetit t’i mbajnë nën kontroll nivelet e larta të sheqerit në gjak.


Ana e keqe e këtij lajmi është se studimi ka qenë afatshkurtër dhe i vogël – ka përfshirë vetëm 97 njerëz dhe ka zgjatë 12 javë.

Sulfofrani është kimikal i cili gjendet në perime të ndryshme, por brokoli përmban sasi të madhe të këtij nutricienti.

Sa i përket studimit, ky mbetet studim interesant, për të cilin duhet të bëhen më shumë hulumtime me qëllim që të ndihmohen personat me tipin 2 të diabetit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori