LAJMI I FUNDIT:

Bretkosa që ndriçon në errësirë (Foto)

Bretkosa që ndriçon në errësirë (Foto)

Në Argjentinë është zbuluar një bretkosë e pazakontë, e cila në shikim të parë duket normale, por nëse zvogëlohet drita dhe ndizet llamba me rreze UV, ajo nis të ndriçojë.

Me këtë veçanti, gjallesa nga Amerika Jugore bëhet amfibi i parë në Tokë, që ka lëkurë fluoreshente, transmeton Telegrafi.

Bretkosa që ndriçon në e errësirë

Gjallesa bizare ka pigmente fluoreshente në lëkurë, të cilat marrin dritë në valë të shkurtra dhe i lëshojnë më pas, duke dhënë dritë natyrale.

Hulumtuesit kanë gjetur se kjo bretkosë lëshon një sekret nga gjëndrat dhe limfa, për të krijuar këtë fenomen që nuk është parë më herët.

Kjo dukuri është parë te disa peshq, akrepat dhe zogjtë, por te asnjë nga shtatëmijë kurriyorët deri më tani.

“Ka një formë unike të fosforit e krijuar nga proteinat dhe zinxhirët polienik, që nuk është parë më herët tek asnjë kurrizor”, thuhet në studimin e bërë nga shkencëtarët në Buenos Aires.

Mbledhë dritën me anë të pigmenteve fluoreshente, për ta lëshuar më pas

Aftësia për të rritur ndriçimin e trupit për 30 për qind, besohet se i ndihmon për të komunikuar me anëtarët tjerë të grupit.

Po bëhen kërkime shtesë, për të parë nëse ka edhe kafshë të tjera në atë vend, që e kanë po të njëjtën aftësi. /Telegrafi/