LAJMI I FUNDIT:

Brengosëse: Antibiotikët më nuk ndikojnë në sëmundjet e transmetueshme seksualisht

Brengosëse: Antibiotikët më nuk ndikojnë në sëmundjet e transmetueshme seksualisht

Sëmundjet e transmetueshme seksualisht po bëhen imune ndaj antibiotikëve, theksohet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Disa nga sëmundjet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme, si p.sh. sifilizi, gonorreja dhe klamidia kryesisht trajtohen me antibiotikë, mirëpo raporti më i ri i OBSH-së tregon që mikroorganizmat, të cilët i shkaktojnë këto sëmundje, kohëve të fundit po zhvillojnë rezistencë ndaj trajtimeve aktuale, transmeton Telegrafi.


Këto sëmundje te femrat shtojnë mundësinë e abortit, shtatzëninë jashtë mitrës dhe inflamacionin e komblikut, por edhe te meshkujt edhe te femrat mund të shkaktojnë sterilitet dhe të shtojnë ndjeshmërinë ndaj HIV-it.

Meqenëse këto sëmundje po u përshtaten disa antibiotikëve më shpejtë se të tjerat, OBSH-ja ka ftuar qeveritë e shteteve që të ripërsërisin udhëzimet për trajtimin e tyre, në mënyrë që mjekët të mund të përshkruajnë antibiotikët të cilët akoma kanë ndikim.

maxresdefault

Sëmundjet seksualisht te transmetueshme janë infeksione që përftohen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Mikroorganizmi që shkakton sëmundjen mund të kalojë nga personi i infektuar në partnerin e shëndoshë nëpërmjet gjakut, spermës, sekrecioneve vagjinale, si dhe çdo fluidi trupor.

Një pjesë e këtyre sëmundjeve mund të kalojnë nga nëna tek fëmija, gjatë shtatzënisë, gjatë lindjes, nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të shiringave të infektuara.

Shumë prej këtyre infeksioneve nuk japin simptoma, dhe mbarten nga njerëz plotësisht të “ të shëndetshëm“ në dukje.

Rezistenca ndaj antibiotikëve konsiderohet si sfida kryesore globale e shëndetësisë në shekullin XXI. Ekspertët kanë frikë se pas disa viteve organizmi i njeriut mund të bëhet thuajse i pambrojtur kundër disa infeksioneve bakteriale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori